Gjykatësit dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen vetingut, veçse do t’i nënshtrohen hetimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë do të plotësojnë një formular ku u kërkohet të detajojnë të dhënat për pasurinë e tyre.
Pyetjet kanë të bëjnë me shtëpitë që kanë gjykatësit ose prokurorët, dhuratat mbi 500 euro që kanë marrë, llogaritë bankare, shtëpitë ku banojnë, pagesa e shkollës së fëmijëve, etj.
Më poshtë lexoni 12 pyetjet që kanë dalë sot në media:
1- A keni jetuar në adresën që është shënuar në zyrat e gjendjes civile apo në atë që keni shënuar në vetëdleklarim në shtatë vitet e fundit (respektivisht 2011-2017)? Nëse jo, ju lutem listoni vendbanimet e tjera ku keni jetuar gjatë kësaj periudhe
2- A keni marrë ndonjë dhuratë me vlerë mbi 500 euro apo ka financuar dikush një shpenzim për llogaritë tuaj në një shifër më të lartë se kjo shumë shtatë vitet e fundit (respektivisht 2011-2017)? Nëse po, ju lutem specifikoni se cili ishte burimi i kësaj dhurate ose pagese dhe cila është shuma.
3- A keni pasuri të paluajtshme, llogari bankare ose të ardhura financiare jashtë Shqipërisë? Nëse po, ju lutem specifikoni.
4- A jeni përfituesi i ndonjë prej pasurive/llogarive bankare të regjistruar në emrin e ndonjë personi tjetër brenda apo jashtë Shqipërisë? Nëse po, ju lutem specifikoni.
5- A keni përdorur në shtatë vitet e fundit pasuri të regjistruara në emrin e dikujt tjetër (si automjete, shtëpi, anije, apartamente, shtëpi pushimi etj.)?
6- A keni bërë shpenzime që e tejkalojnë shumë 2500 euro në shtatë vitet e fundit? Nëse po listoni çdo rast dhe qëllimin e atij shpenzimi.
7- Jepni detaje mbi shkollimin e fëmijëve tuaj në shtatë vitet e fundit (shkolla publike apo private, brenda dhe jashtë vendit, emrin dhe adresë e shkollës). Nëse fëmijët tuaj kanë studiuar apo studiojnë jashtë vendit, jepni detaje mbi pagesat për shkollimin dhe shpenzimet e jetës së tyre për çdo vit kalendarik.
8- A keni marrë ju apo ndonjë pjesëtar i familjes tuaj trajtim mjekësor me kosto mbi vlerën 1000 euro në shtatë vitet e fundit, brenda apo jashtë Shqipërisë? Nëse po, ku dhe kur?
9- A keni udhëtuar ju apo ndonjë pjesëtar i familjes suaj jashtë Shqipërisë në shtatë vitet e fundit, përfshirë edhe pushimet? Nëse po, specifikoni datën dhe qëllimin e udhëtimit/ve/ vendosni bashkëlidhur kopje të të gjithave faqeve të pasaportës tuaj dhe familjarëve tuaj.
10- Sipas pyetjes nr. 9, ku keni qëndruar/akomoduar gjatë këtyre udhëtimeve jashtë Shqipërisë? Specifiko emrin e shteti dhe adresë.
11- Sa është vlera e arredimit të shtëpisë/ve tuaj, ju lutem specifikoni natyrën dhe kostot e çdo rinovimi,orendive, dekorimeve dhe pajisjeve elektrike në shtëpinë/shtëpitë/apartamentet tuaja, që tejkalojnë shumën 2500 euro secila, këto 5 vitet e fundit. Nëse është e mundur, vini në dispozicion faturat.
12- A keni investuar ndonjëherë në para dixhitale, si për shembull në bitcoins ode Ethereum? Nëse keni asete të tilla, në çfarë shume totale keni investuar?

Duhet shtuar pika 13 ..Ka shume rendesi.
13….Ju gjygjtare , a keni humbur ju , ndonje gjygj kundra shtetit Shqiptar ne gjyk e te drejtave te njeriut ne STRASBOURG ,ne fitim te personit privat . Shkruani arsyen PSE???? Se ka paguar populli kokpalare me taksat e veta ,Po te keni humbur , ti ngarkohet ketyre gjygjtareve milionat ne euro,e ti , kthehen popullit mbrapsht . Kases shteterore.Per pensionistet e mjere e te harruar ,per shkolla spitale e rruge.
Ska pse tu rritet roga ketyre qafirave, qe jane tallur me kushtetuten .Teknikisht e thjeshte !!!!!!!.
1…Ti kerkohet hafati kohor .Nga min e drejtesise.
2 …Po te humbi shteti shqiptar ne Strasbourg ,kondra privatit , ,ti vihen ne ngarkim milionat ne euro Gjygjtareve ….
Arta Marku duhet t’i nenshtrohet e para Vetting-ut, pastaj te rivotohet ne Kuvendin e Shqiperise. Ndryshe do ta degjojme kengen e vajtimit te Shqiperise edhe 5 vjet te tjera nga perbindesh i Trustit te Geshtenjave te Tropojes dhe Serbise.
Akoma s’e kane plotesuar formularin keta? Po ne presim qe kaposhin e vitit ri ta hame bashke me drejtesine.