Foto/ Shpërthen në flakë një makinë në Tiranë

Leda Hysa

Një makinë ka marrë flakë ditën e sotme tek Zogu i zi në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se makina është djegur plotësisht.

Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik, ndërsa nuk ka pasur dëme në njerëz.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Me date 20.12.2017 rreth orës 11:55, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek sheshi ” Karl Topia”, një mjet i parkuar ka marr flakë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë konstatuar se:

Në Sheshin “Karl Topia”, në krah të një qedre tregtare, ka marrë flakë mjeti i parkuar, me drejtues shtetasin L.A.,

Për pasojë mjeti është djegur plotësisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *