Mercedes, aleancë me Ferrarin: Revolucion idiot, pronarët e rinj po provokojnë

DITA Online
29.09.2017 - Free Practice 1, Toto Wolff (GER) Mercedes AMG F1 Shareholder and Executive Director and Maurizio Arrivabene (ITA) Ferrari Team Principal

Edhe Mercedes ka vendosur të dalë kundër manovrave që kërkon të bëjë Liberty Media, kompania që ka marrë aksionet e Formula 1, që kërkon të ndryshojë rregullat e lojës.

Makina gjermane ka dalë në krah të Ferrarit në këtë betejë, duke bërë që një tjetër skuadër e rëndësishme e cirkuitit të kundërshtojë revolucionin që kërkon të bëhet. Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka mbështetur idetë e Ferrarit, duke bërë një aleancë me “kokëkuqen” kundër pronarëve të rinj të Formula 1.

“Aktualisht kemi motorët e garës më të fuqishëm dhe më efiçentë që ka njohur historia e këtij sporti. Me rregullat e reja për motorët e rinj, ekziston mundësia për t’i përmirësuar ato. Por të zhvillosh një motor që nuk respekton ecolucionin teknologjik të elektronikës dhe fuqisë, pra të kesh një motor arkaik, këtë gjë nuk e duam”, tha Toto Wolff në një intervistë për mediat gjermane.

Shefi i makinës gjermane ka këshilluar Liberty Media që të mos i nënvlerësojë kërcënimet e Ferrarit: “Marchionne duhet besuar në fjalët e tij. Unë jam i qetë, pasi Ferrari është Formula 1 dhe Formula 1 është Ferrari. Por nëse do të isha në vendin e Liberty Media, nuk do ta vazhdoja këtë luftë, duke provokuar Marchionne me sugjerime të papranueshme dhe modifikime pa sens. Askush nuk dëshiron që Formula 1 të kthehet në një kanal biznesi me kosto të ulët. Formula 1 duhet të mbajë të paprekshme bazën e saj. Ne duhet të përmirësojmë ambientin mediatik, që po ndryshon. Kemi nevojë për një evolucion, jo për një revolucion idiot”, tha Wolff.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *