Vendimi/ Qeveria emëron kryetaren e Këshillit të Statistikave

Dita

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot kryetaren e Këshillit të Statistikave. Bëhet fjalë për zonjën Kozeta Sevrani, e cila deri tani ka qenë anëtare e Këshillit.

Këshilli i Statistikave është organi më i lartë i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Kozeta Sevrani emërohet kryetar i Këshillit të Statistikave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Prof. Dr. Kozeta Sevrani është pedagoge e Informatikës dhe e Sistemeve të Informacionit të Menaxhimit në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është në bordin editorial të disa revistave ndërkombëtare dhe puna e saj është botuar në disa revista. Është bashkëautore e një monografie, si edhe e katër librave. Ka disa eksperienca në mësimdhënie në universitete të huaja, si në Suedi, Austri, Norvegji, Kosovë, etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *