Disney prezanton robotin Trump

Leda Hysa

Donald Trump ka tashmë edhe versionin e tij robot në sallën e presidentëve( jo të Shtëpisë së Bardhë) por të parkut të famshëm të lojërave Disney në Florida.

Trump robot u prezantua në sallë gjatë shfaqjes, ku të pranishëm ishin qindra të apasionuar pas botës së animacionit.

Versioni robot i presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara mbajti edhe fjalën përshëndetëse shoqëruar edhe me gjeste.

Zëri i robotit është origjinal. Vetë presidenti Trump regjistroi posaçërisht zërin e tij në bashkëpunim me shtëpinë e filmave të animuar Disney.

Parashikohej që roboti të prezantohej brenda 4 korrikut, festës kombëtare të Shteteve të Bashkuara, por u shty për shkak të axhendës së Presidentit. Robotët presidencialë kanë zërin origjinal të presidentëve prej 1990-ës.

Kritika kishte edhe në rrjetet sociale për fytyrën e robotit, të cilin në shumë raste e krahasojnë me aktorin John Void, madje edhe si një përzierje mes Trump dhe Hillary Clinton.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *