Një 72-vjeçar në Delvinë ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Muzinë të Delvinës.
Burime nga policia bëjnë të ditur një person i maskuar ka hyrë në orën 03:00 të mëngjesit në banesën e Kosta Shapo, ku ky i fundit jetonte i vetëm.
Grabitësi i ka bërë fillimisht presion dhe me pas e ka goditur në fytyrë e stomak, ndonëse Shapo ishte invalid pasi kishte vetëm një këmbë, autori ka arritur t’i marrë tre kartëmonedha 5000 lekë, në total 15 mijë lekë të reja dhe është larguar.
Ndërkohë, sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore dhe ambulanca mbërritën në shtëpinë e të moshuarit.
Sakaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.
