Fushata e policisë, “jo dhunës ndaj grave dhe vajzave”

Leda Hysa

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, PNUD dhe mbështetjen financiare të qeverisë suedeze, ka organizuar një event në sheshin “Nënë Tereza”, duke ftuar qytetarët ti bashkohen zërit për ti thënë “Jo dhunës ndaj grave dhe vajzave”.

Qëllimi i këtij eventi ishte ti bëhej thirrje grave dhe vajzave kudo ku janë të raportojnë dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje në linjat telefonike falas për këtë qëllim.

Policia e Shtetit me mjetet e patrullimit do të shpërndajë këtë thirrje në të gjithë territorin, teksa në të gjitha mjetet e saj është vendosur posteri me numrin falas.

“Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë event ndërgjegjësues për të dhënë mbështetjen tuaj ndaj viktimave të dhunës ndaj grave dhe vajzave si edhe për të dhënë mesazhin tuaj!”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *