Pesë ambasadorë në zyrën e Bashës, PD zbardh takimin

DITA Online

 

Kryetari i opozitës Lulzim Basha informoi sot ambasadorët e 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian për qëndrimin e Partisë Demokratike kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Në një takim në selinë e Partisë Demokratike me përfaqësuesit diplomatikë të Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Greqisë, Basha “i njohu ata me veprimet e qeverisë që çuan në një puç kushtetues, që ka futur në krizë sistemin e drejtësisë, ka shkatërruar proçesin politik në vend dhe po prodhon një krizë destablizuese për vendin.”

Sipas një njoftimi për shtyp të selisë blu, Basha u tha ambasadorëve se 3 hapat e puçit kushtetues janë, vonesa e qëllimshme për mosngritjen e  Këshillit të Lartë të Prokurorisë, uzurpimi i kompetencave të KLP-së nga Parlamenti, zgjedhja e një Prokurori të Përgjithshëm me shumicë të thjeshtë dhe pa kaluar vetingun.

“Zoti Basha pohoi se të gjitha këto veprime kanë qenë të paramenduara dhe të planifikuara nga Edi Rama për të zgjedhur një kryeprokuror që kontrollohet plotësisht prej tij, me qëllim shkatërrimin e hetimeve për dosjet kriminale të Saimir Tahirit, Vangjush Dakos dhe politikanëve të tjerë të lidhur direkt me vetë Ramën. Kryetari i PD tha se opozita ka faktuar me vepra dhe jo me fjalë se ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit europian, përfshirë edhe çeljen e negociatave të anëtarësimit, por zoti Basha theksoi se proçesi është plotësisht në dorën e qeverisë, e cila duhet të përmbushë 5 prioritetet, që nuk varen aspak nga opozita”, thuhet në njoftim.

Sakaq theksohet se Basha tha në takim se “interesat e shqiptarëve dhe të Bashkimit Europian, shërbehen vetëm duke dënuar kthimin e Shqipërisë në një vend të drogës dhe krimit, duke mos toleruar lidhjet e qeveritarëve me drogën dhe krimin dhe duke kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të tyre”.

“Kryetari i Partisë Demokratike i shprehu ambasadorëve të vendeve anëtare  qëndrimin e pandryshueshëm të Partisë Demokratike për të bërë të gjitha përpjekjet që vendi t’i rikthehet kushtetueshmërisë dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Saimir Tahiri tek Vangjush Dako, të përfundojnë para drejtësisë. Asnjë kompromis dhe asnjë interes pragmatik politik nuk do ta ndryshojë këtë qëndrim – u shpreh Basha. Kryetari i opozitës i siguroi ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian se, në përputhje me vlerat më të larta demokratike, opozita dhe qytetarët shqiptarë do të qëndrojnë me të gjitha mjetet dhe format demokratike në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë dhe kundër kapjes së drejtësisë nga Edi Rama, klanet e drogës dhe grupet kriminale që bashkëqeverisin me të”, përfundon njoftimi i PD.

Share This Article
7 Comments
  • Shtetet e lubashkuara te amerikes
    & shtetet e salbashkuara te europe
    & te perndjekurit politike
    &mazhoranca impotente
    &intelektualet e ismailKARRDERRIZUAR
    po e kthejne enver hoxhen ne legjende kozmike

    Pse Lul Basha e hedh shurren perpjete?
    .
    1.Sepse ne Hollande zoteronte nje pashaporte amerikane jane dhene dhe numrat e saj qe nuk ju sqarua kurre burimi.
    2.Sepse anti -ambasdori Arvizu i tha yll ne ngjitje kur akoma ishte i fresket gjaku ne bulevard..
    3.Sepse anti-ambasdori Arvizu ne menyre te lexueshme ishte me Lul Bashin ne votimet e Tiranes ku me “menget e perveshura” i vodhi hapur votimet e 2011
    4.Sepse ambasdorja amerikane M.R dhe ai i kosoves Kristofer Dell duhen te arrestohen nga gjykata e Hages per pothuajse 1 miljard dollare vjedhje e dokumentuar.
    5.Sepse drejtoresha e Ballkanit ne Amerike Victoria Nuland kur vinte per vizite ne Shqiperi e kishte merak ti fuste nje puthje ne faqe ketij bimbashi….A puthet nje kriminel ne faqen e gjakosur me gjak shqiptaresh (kokpalaresh.)
    6.Sepse Greqia suksesin me te madh pas L2B quante marreveshjen tradhetare te detit.
    7.Sepse ku Esat Pashe Junior kur viziton ameriken perqafohet me vellezerit e tij qe jane GRUPI (SILOGU) THELLESISHT ANTISHQIPTAR I HIMARES DHE VORIO EPIRIT.
    8.Sepse kur punonte ne kosove me UNMIKUN ishte menaxheri i dosjes per krimet e UCK ne shqiperi dhe kosove dhe per cudi ka koqevare qe nuk shikojne “nentoken e tij serbe..
    ……………….
    Shkurt:
    Segmente antishqiptare ne amerike dhe europe..por dhe stratege perendimore qe vlersojne me shume poziten gjeografike te Greqise apo Serbise ne BALLKAN

  • shifeni vetem se si e shikojne Ambasadoret e Huaj ,
    si nji qen ,te percmuar ,plot neveri
    kokuturakun qe nuk le rast , pa vjell per Shqiperine .

    Aq shume i jan lodh veshet te Huajve nga kta pisa sa mezi denjojne ti degjojne .Fotot flasim shume per plehren e bandes antishqiptare pd

  • Ky idioti Basha vertet nuk e kupton se ambasadoret e dine me mire se ai se ku gjendet sot Shqiperia? Shikoni fytyrat e ambasadoreve, duket qe nuk duan te jene aty per te degjuar nje politikan antikombetar qe flet kunder vendit te tij.

  • i sheh dhe kupton lulja te gjitha po s’ka rruge tjeter se i ka dhjere me m.t opsionet e veta me cfare ka ngaterruar ne jeten e vet te shkurter bastarde
    tani hiqet se ben politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *