Nisja e procedurave nga Brukseli për vendosjen e sanksioneve të ashpra kundër Polonisë po krijojnë premisa për një përçarje lindje – perëndim brenda Bashkimit Europian.
Hungaria dhe Çekia, dikur vende të bllokut lindor paralajmërojnë se do të përdorin veton kundër nismës së Komisionit Europian për t’i hequr Polonisë të drejtën e votës. Sanksioni parashikohet në nenin 7 të traktatit të Bashkimit Europian, që nuk ishte aktivizuar kurrë më parë.
Aktivizimin e këtij neni, Brukseli e ndërmerr si ndëshkim ndaj nismës ligjore të qeverisë së Varshavës, që ndërhyn në pavarësinë e gjyqësorit. Ligji i miratuar nga shumica qeverisëse e partisë për Ligj dhe Drejtësi parashikon që qeverisë t’i jepet e drejta të emërojë krerët e lartë të sistemit të drejtësisë, të cilët deri më tani zgjidheshin përmes një mekanizmi të pavarur.
Për Brukselin, ligji cënon demokracinë. Ndërsa presidenti polak Andrzhej Duda akuzon Komisionin Europian si manipulues të së vërtetës.
Në të njëjtën situatë, të ndërhyrjes së qeverisë në pavarësinë e sistemit të drejtësisë ndodhet edhe Rumania. Gjasat janë që Brukseli të ndër të ndërmarrë të njëjtat sanksione siç ndodhi me Poloninë.

E di cfare!
Shperbejeni Bashkimin Evropian: shtetet prej verteti si Gjermania, Franca etj., le te ikin nje nga nje. Le te lene shtetet koti ta mbajne ate emer si bashkim.
Pastaj, shtetet e ish-bashkimit, pa UK, por me Shqiperine, bejne nje bashkim tjeter per se mbari.
Shqiperia duhet, se me cfare do mbushen lajmet ne bashkimin e ribere!
Disa vende nuk jane per demokraci. Nuk u shkone, – s’u hyne ne koke.
Ato jane vende per pronare sklleverish dhe skllever qe i votojne, – hidhni nje sy nga shqiperia po nuk mundet ta kuptoni apo besoni.