Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara t’i kthejnë shpinën Uashingtonit, në nismën për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Gjatë një fjalimi në Ankara, Erdogan i drejtoi një mesazh të fortë homologut të tij amerikan.
“Zoti Trump, nuk mund ta blesh vullnetin demokratik të Turqisë me dollarët e tu. Vendimi ynë është i qartë. I bëj thirrje gjithë botës: Mos denjoni ta shisni betejën tuaj për demokraci për nja ca dollarë.”
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ndërprisnin ndihmat për ata që votuan pro rezolutës egjiptiane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që kërkonte tërheqjen e njohjes amerikane të Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.
Rezoluta nuk u miratua pasi ambasadorja amerikane Niki Hallej vendosi Veton. Nga ndihma financiare amerikane Egjipti përfiton 1.2 miliardë dollarë në vit. E njëjta rezolutë por pa fuqi vepruese ligjore pritet të miratohet në mbledhjen Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

këtu ka të drejtë erdo!!
demokracia turke është ajo që duhet të ndjekë njerzimi!!
ajo përqëndrohet në mbrojtjen e shumicës dh zhdukjen e pakicave brënda vëndit dhe mbrojtjen e atyre sa më larg!!
vret “vëllezrit”(vëllezër i ka cilësuar më parë)kurdë dhe mbron vëllezërit palestinezë o roinga!!
demokracia nuk duhet blerë me para!!diktatura po!!paratë e tij,të katarit dhe të shumë të tjerëve,e blenë diktaturën në turqi!po përpiqen ta bëjnë të njëjtën gjë dhe një ballkan!
eh të vjen të plasësh kur një diktator i ndyrë flet për demokraci!!