Së shpejti do të zbardhet edhe Tirana, ja kur do të bjerë borë

DITA Online

 

Meqenëse bie shumë rrallë, banorët e kryeqytetit e mirëpresin gjithmonë borën. Është ende e freskët pamja e një viti më parë, kur megjithëse ra dëborë në darkë, të gjithë njerëzit dolën nëpër rrugë, për të shijuar me fëmijët zbardhjen e qytetit.

Këtë fundvit, pas shirave, do të gëzohemi sërish edhe me dëborë.

Meteorologët pohojnë se ditët e para të vitit 2018-të do të na gjejnë të bardha.

Reshjet e dëborës do të jenë të dendura në zonat malore por nuk do të mungojnë as në kryeqytet, pikërisht në ditën e dytë të vitit.

Ndërkohë që temperaturat e ulëta do të jenë të ngjashme edhe ditët në vazhdim kur do të rikthehen edhe vranësirat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *