Nikki Haley organizon pritje për shtetet që votuan pro SHBA-së në OKB

DITA Online

 

Përfaqësuesja e Përhershme e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, ka ftuar në një pritje përfaqësuesit e shteteve të cilët kanë votuar kundër, kanë abstenuar apo që nuk kanë marrë pjesë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Jeruzalemin, transmeton Anadolu Agency.

Në letrën e ambasadores Haley thuhet se pritja për shtetet në fjalë do të mbahet më 3 janar ditën e mërkurë, “në shenjë falënderimi për miqësinë e treguar me SHBA-të”.

Përveç SHBA-ve dhe Izraelit, kundër rezolutës për Jeruzalemin në KB votuan edhe Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Togo dhe Palau.

Shtetet që abstenuan ishin Australia, Antigua-Barbuda, Argjentina, Ishujt e Bahamas, Benini, Butani, Bosnjë e Hercegovina, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Dominika, Guinea Ekuatoriale, Fixhi, Haiti, Xhamajka, Letonia, Lesoto, Kameruni, Kolumbia, Kiribati, Malavi, Hungaria, Meksika, Panamaja, Paraguaji, Filipinet, Polonia, Rumania, Ruanda, Ishujt Solomon, Sudani i Jugut, Trinidad-Tobago, Tuvalu, Uganda dhe Vanuatu.

Haley gjatë fjalimit të saj në OKB reagoi ashpër dhe ka kërcënuar shtetet anëtare që të mos votojnë kundër vendimit të SHBA-ve.

“SHBA-të do të zhvendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem. Populli i SHBA-ve po e kërkon këtë nga ne dhe kjo është gjëja e duhur. Asnjë votim nuk do ta ndryshojë këtë por ky votim do të bëjë një ndryshim në aspektin se si amerikanët do ta shohin OKB-në dhe se si ne do t’i shohim shtetet të cilat nuk na kanë respektuar neve në OKB”, tha ajo.

Share This Article
2 Comments
  • PD dhe LSI donin te na rreshtonin mes shteteve prej letre si puna e Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Togo dhe Palau. Pak dinjitet te dashur Shqiptar, sepse nuk dolem kunder USA por kunder nje idioti si Trump. Po te ishte nje njeri normal president, ky votim nuk do kishte ndodhur.

  • Rame, e menderose fare kete pune, leri idealizmat se me idealizma as me Ameriken e as me BE, por deshmo partneritet me SHBA se BE na ka lene ne balte kurdohere, do qeshin e tallen me ne grek e serb se BE e kane me vete por ne do jemi ne mes te rruges dhe pa mbeshtetje, pas armeve kimike kjo eshte gafa e dyte monumentale e jotja si qeveri. shume keq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *