Marrëdhëniet me Rusinë, Karpushin: Në sektorin ekonomik zero bashkëpunim

Dita

Bashkëpunimi me Rusinë në sektorin ekonomisë është thuajse në nivelin zero, por kjo nuk i ka penguar dy vendet të intensifikojnë marrëdhëniet në fusha të tjera si kultura e arsimi. Ambasadori rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin, në një intervistë për Ora News tregon për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Dua të nënvizoj se bashkëpunimi dy palësh Rusi-Shqipëri në fushën humanitare e atë të arsimit ka patur më shumë sukses krahasuar me sfera të tjera si përshembull, ekonomi ku bashkëpunimi ynë gati është në nivel zero. Në Rusi, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me homologun e saj, dhe programi po zbatohet me shumë sukses”, tha ai.

Janë më shumë se 500 studentë shqiptarë që mësojnë gjuhën ruse e me dhjetra të tjerë që çdo vit zgjedhin Rusinë për të zhvilluar studimet e tyre përmes bursave që ky shtet ofron..

Për ambasadorin Karpushin, studentët që do të diplomohen në Rusi e që më pas do ta përcjellin eksperiencën e përfituar në Shqipëri do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Share This Article
2 Comments
  • Disa tudentët shqiptar që ndoqën studimet në vendin e sovjetve unë i kam dëgjuar disa herë me radhë se i kisha shefë katedre ata flisnin me përshtypjet më të mira për popullin Rusë. Një popull me shpirtë të madhë detë ,ku dashuria njerzore vërshon si lumë.

    Shikoni si e kujton pedagogu ushtarak A.ZH ,një koncert të organizuar për oficerët e shtabit ,gjeneralët dhe ushtarët në moskë v. 1955 .Ekzekutojnë “simfoninë e nëntë “,veprat e Rimski-Korsakovit dhe të Çajkosvskit.
    Kocerti mbyllet me “internacionalen”,të gjithë ngrihen në këmbë ,disa që kishin mbajtur kapelet në kokë tani të gjithë i heqin dhe në sallën e teatrit të madh të Moskës ,në teatrin e veshur në ar dhe në të purpurta ,me gjashtë kate llozhe dhe një llozhë e madhe e carve ,turma mjra vetësh e ushtarve ,oficerve dhe gjeneralve këndonin si një kor i fuqishëm duke bashkuar strofat e “internacionales”

    Kjo është lufta finale,
    Vendimtare mbi dhe:…..

    Por edhe proletarjati i europës perendimore në atë kohë këndonte shumë herë “K j o d o t ë j e t ë lufta finale dhe ngadhnjimtare”

    GJatë tre viteve që studjova e qëndrova në vendin e madhë të sovjetëve unë u ndjeva i rrethuar me respekt e dashuri si në familjen time ,dashuria ime ishte si një pikë uji në mes të detit .Në Rusi ka milona njerëz dhe një popull me zemër të madhe .

    Ky është eksperienca dhe kontakti im me këta njerëz të mrekullueshëm edhe një herë ,apo njëqindë herë po të isha i ri do të studjoja përsëri në tokën e sovjetve .

    Studentët e ri shqipëtar që shkojnë tani duhet të mësojnë nga kultura organizimi,disiplina e shtetit sovjetik (Rusë) dhe ta sjellin në shqipri .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *