Çfarë mendonte Enver Hoxha në 1949 për drejtuesit e fesë në Tiranë

editor

Është interesant të zbulohet se çfarë mendonte Enver Hoxha për fenë dhe institucionet e saj në Shqipëri, pak vite pas çlirimit të vendit.

Kjo zbulohet nga ditari i D. S. Çuvahinit, i cili ka regjistruar një bisedë me gjeneral-kolonel Enver Hoxhën në maj 1949.

Biseda është nxjerrë nga arkivat e deklasifikuara ruse dhe është botuar ekskluzivisht nga gazeta DITA.

Tiranë, më 20 maj 1949

Sekret

Ekzemplar nr. 1

Sot më 20 maj, u takova me Enver Hoxhën. Gjatë bisedës u trajtuan çështjet e mëposhtme:

Mbi kishën ortodokse të Shqipërisë

Në përputhje me udhëzimet në fuqi (shiko letrën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të BRSS, datë 6. I. 1949 ), i ngrita Enver Hoxhës një radhë çështjesh, mbi qëndrimet e qeverisë dhe udhëheqjes së kishës ortodokse shqiptare, si dhe mbi synimet e qeverisë për forcimin e peshkopatës së kishës ortodokse shqiptare, me përkrahës të qeverisë së tanishme. Enver Hoxha deklaroi, se qeveria deri tani, nuk është marrë në masën e duhur jo vetëm me kishën ortodokse, por as me kishat e tjera.

Duke u ndalur në çështjet konkrete që i ngrita, ai do të deklaronte se: drejtuesi i tanishëm i kishës ortodokse shqiptare, kryepeshkop Kisi, konsiderohet një drejtues i emëruar, dhe se ai ishte me të vërtetë mjaft i kompromentuar; megjithëkëtë qeveria deri tani nuk ka ndërmarrë kurrfarë masash kundër tij. Lidhur me çështjen, nëse ka të dhëna të reja që mund të komprometonin Kisin, Hoxha deklaroi, se në vitin 1948 organet e policisë shtetërore, pas kërkimesh të gjata në shtëpinë e kryepeshkop Kisit, u gjend krimineli i luftës Orollogaj – ish ministër i Drejtësisë në qeverinë e Zogut. Pavarësisht nga fakti se ish ministri i Punëve të Brendshme Koçi Xoxe, tri herë pas këtij rasti bisedoi me Kisin, nuk u ndërmorën masa konkrete kundër këtij armiku të hapur të pushtetit popullor.

Nga faktet më të freskëta, të cilat dëshmojnë për lidhjet e Kisit me agjenturën e huaj në Tiranë, mund të sjellim faktin e marrjes prej tij të një pakoje nga i dërguari francez, pas kthimit të tij nga Beogradi në muajin prill.

Duke u ndalur më gjerë në çështjen e marrëdhënieve midis kishës dhe qeverisë, Enver Hoxha theksoi, se Komiteti Qendror i Partisë duhet të merret seriozisht me studimin e çështjes fetare, të rregullojë marrëdhëniet e veta si me institucionet ortodokse ashtu dhe ato myslimane e katolike.

Me këtë rast ai theksoi, se këto ditë kishte marrë një letër nga kryemyftiu mysliman, i cili ngre çështjen për t’i bërë klerit mysliman disa lehtësira, lidhur me përgatitjen e kuadrove të klerit, dhe për këtë qëllim, hapjen e shkollave të veçanta myslimane, sigurimin e letrës për botimin e Kuranit në gjuhën shqipe si dhe ngre çështjen e ndihmave me të holla nga ana e shtetit për objektet fetare myslimane.

Sipas mendimit të Enver Hoxhës, qeveria shqiptare duhet të bëjë gjithçka të mundshme për të tërhequr kishën në anën e vet dhe për shfrytëzimin e ndikimit të madh të saj në popull në interes të shtetit. Kryeministri në fund tha se do ta studiojë çështjen e feve dhe se qeveria do të informonte për masat konkrete në këtë fushë.

I dërguari i BRSS në Shqipëri, Dm. Çuvahin

(Burimi: RGASPI, F. 17, Op. 137, D. 68, L. 55-58. Nr. 131. Kopje e besuar (vërtetuar)).

a.d. / dita

 

Share This Article
32 Comments
  • Se per interes te Fese Komuniste,ishte Patriku boteror i Marx-Len,marshallah,sa i kishte hije,beri mire qe i mbylli te tera.

    • Enver Hoxha eshte nje kriminel ordiner qe ka menduar vetem per pushtet personal. Per pushtet ai u shit te Tito. Pas Titos shkoi ne Rusi. Kur ruset braktisen komunizmin ai shkoi ne Kine. Kur kinezet u hapen me Ameriken iu versul shkretetires dhe nxori parimin e mbeshtetjes ne forcat e veta. Kur Gjermanet I kerkuan te hapte vendin qe te investonin ne shqiperi, nuk pranoi. Ne te gjitha rastet veproi si armik i vendit te vet. Nje shpirt mut!

        • Une mendoj qe te jepen analizat e shurres dhe te feceve te Enverit,se kane rendesi per te gjithe ballisto-zogistet!
          Ne se muti i tij del i mire,atehere kane te drejte keta zorraxhinjte qe hane mutin e tij per 29 vjet rresht!

        • Enveri ishte kriminel po sa per fene e boni shume mire se sot shqiperia do ishte si afganistani. Gjoja me e mire qe boni

      • @futja kot
        Armik ishte Enver Hoxha, mirë që vdiq ai e u rrëzua Komunizmi se do ishim akoma të fundit e Ballkanit. Do kishim akoma rrogat më të ulëta në Ballkan, do kishim akoma naftën më të shtrenjtë në Ballkan, do kishim akoma energjinë elektrike më të shtrenjtë në Ballkan, do kishim akoma taksat më të larta në Ballkan, do kishim akoma papunësinë më të madhe në Ballkan, do kishim akoma ushtrinë më të dobët në Ballkan. Nuk do kishim akoma fabrika, kombinate e uzina, nuk do kishim industri të lehtë e të rëndë, plazhet e pasuritë e tjera të përbashkëta nuk do ishin akoma të popullit. Nuk do kishim akoma arsim falas e shëndetësi falas. Dhe mbi të gjitha, do kishim akoma analfabetë, mosha mesatare e popullsisë do ishte akoma duke u rritur e popullsia duke u zvogëluar. Sa të mira na ka sjellë vdekja e “armikut” Enver Hoxha !!!

        • më fal pak ti idioti (pa)dobishëm ktu më sipër:
          doja të bëja një korrigjim të vogël, për rreshtin e fundit

          ata si xhaxhi Endhjeri nuk vdesin, vetëm ngordhin!

          po tani që lexova tër kto llogjet më sipër po pyes:

          po naftën çe doje ti ?? për 10 zisa të stalinit që merreshin vetëm me trasportin e grave e fëmijve nëpër kampet e përqëndrimit !!?
          apo të duhej për veturën e shokut tRapi Mino që duhet të asistonte në të gjitha pushkatimet e shokëve të byrosë!!?

          po energjinë çe doje ti ??
          për një televizor bardh e zi, që e kishte spiuni lagjes dhe mblidheshin gjithë lagjia për të parë Mato trapin Grudën ??!
          papunësinë tha ?? mbilleshin hektarë me shat e lopat, për të realizuar pllanin e grurit që të hanin buk misri e flet për punësim? taksa ?? po e djela e Endhjerit, e hëna e partisë, aksioni për hekurudhën, malet fusha e fushat pjellore për ca koqe si ti , nuk quhen taksa ? puna gratis e 3 milionë skllevërve ça është !!?

          arsim falas?? ça arsimi, veprat e shokut Endhjer, rrenjët e Partisë rrënjëdale te tRrapi madhështor, e ca qepë me raki të pijanecit, atij babait të Zykos , ky është arsimi ??
          kta që janë në ballë sot, nuk janë ata të arsimosurit te partie jote !!?

          ah, industria e rëndë, ah ça industrie mar shokë !!
          bunker çdo 100 metra dhe pantallonat me oshkur gati ta bënim të vdekur armikun,

          “populli në këmbë, partia në b..allë,
          botës mbarë i futëm frrrrrikën,
          barkun bosh me një got dhallë,
          për një çik pushtuam Amerikën”

          thuaj shyqyr që armikut si plasi ndonjëher b…yreku për ne, po e mbajtëm fort klonin për armikun …shqiptar !!

          shoku Endhjer në fakt ka vëm një gabim
          Që nuk lejoi përdorimin e prezervativit… do na kursente ca popullsi të shtuar idioteësh !!

          • bla,bllaaaa-suana !
            Gjynahë ti paske cofur e ngordhur me kohë o’ derzi !!!!

            Di gjë për atë gruan e varfër që u nbyt në Vjosë për një thes sherbele dhe 100lek në të për blerë një buk për fëmijët ?…,Kjo është drejtësia dhe bolloku i kapitalizmit degjeneruar të sotëm.

            “A di gjë qeveria e demokratoshkërdhatësia 30 vjeçare e 2019-tës që katandisën vendin në mjerim Migjenjan të v.30 në luftë për një cop buk ,me patllake e mina te dera e shtëpisë ?….Sigurisht që bë sikur nuk di ..
            Po i përgjigjem unë. Sigurisht që qeveria e di, mbasi qe ajo dhe simotrat e saj që e mbytën të shkretën “për një thes sherebelë”.

            Lexo shkrimin e Vasil Pucit dhe vajtoni me ulërimë fatin e njerëzve të varfër të braktisur përfundimisht nga qeveria.e sotme e demokratoshkërdhatësis që shajnë legjendarin Enver Hoxha ,ai vigan që ndërtoi rendin më të sigurtë ,të lumtur të drejtë të barabart në histori të shqipëtarve.Sa për fenë ajo është opjum për njerzimin,kjo është e vertetuar me shkencë.

            Migjeni ka kohë që është ringjallur,

          • O Blacku tani na thuaj pak dhe arritjet e dhjerokracise qe ti krahasojme me epoken e Enverit.(Mos harro te shenosh dhe arratine tende nga syte kembet per nje cope buke duke u bere pjatalares ne Usa).

          • @Mjelma e zezë,
            arsyetimi yt është i një fëmije, sharjet e tua tregojnë inteligjencën…
            Sipas arsyetimit tënd : demokracinë për çfarë e duam ? Që të kemi të drejtën e fjalës ? Ashtu siç e pati Remzi Hoxha që edhe sot nuk i dihet ku i ka eshtrat apo ashtu si Kosta Trebicka, Gramoz Pashko, Sokol Olldashi e shumë të tjerë. Apo e duam që kur të vritet minoreni duke punuar tek plehrat e Sharrës mos të ketë asnjë TV që ta publikojë si lajm ? Kjo është e drejta e fjalës në demokraci ? Apo na duhet demokracia për hapjen e kufijve që të shkojmë të punojmë si skllevër për të huajt në punët që ata nuk pranojnë ti bëjnë, duke i larë brekët e fshirë prapanicën pleqve të Europës për një rrogë minimale ? Apo për të dërguar vajza shqiptare që të prostituojnë në rrugët e Europës ? Apo për të futur rininë në mbjelljen e drogës dhe transportin e shitjen e saj ? E kur të rinjtë e pashkolluar kanë mendjen të vriten midis tyre, një pakicë shushunjash vjedhin gjithë pasurisë e Shqipërisë. Sa tokë të përbashkët ke sot o Mjelmë ? Këta që janë në ballë sot, thotë Mjelma, këta o e Zezë në atë kohë janë shkolluar për doktor zemre e piktor e jo për të udhëhequr popullin. Pastaj se i zgjedh ti mbi krye me votën tënde, nuk ta ka fajin niveli i shkollimit. Po i shikojmë edhe ata që kanë studiuar në demokraci se çfarë niveli janë, mjafton të kujtojmë universitetet : Vitrinat, Kristali, etj. Ka një zgjidhje të thjesht që të mos kujtohet më Enver Hoxha, të punohet më shumë e më mirë që veprat e politikës që ai ndoqi të harrohen vetvetiu. Po kur nën udhëheqjen e tij për 40 vjet, Shqipëria nga ajo migjeniane u shndërrua me Akademi Shkencash e kur në demokraci për 30 vjet nuk është ndërtuar as 1/10 e veprave të ndërtuara në komunizëm, atëherë Enveri do kujtohet. Sa për frikën e botës me ushtrinë, mbase vendeve europiane nuk kishim çfarë i bënim por serbëve dhe grekëve ia vinim kufirin tek thana. Puna vullnetare kur bëhet për vendin tënd nuk është turp e taksë o Mjelmë e Zezë, ke turp apo merr lekë ti kur punon tek shtëpia jote ? Dhe industri e rëndë nuk ishin bunkerët por Azotiku, Metalurgjiku, Kombinati, Uzina Autotraktorëve, Rafineria e Naftës, Përpunimi i mineraleve, Goma, Qelqi, Plastmasi, Televizori e shumë e shumë të tjera. Çfarë prodhon tani o Mjelmë ? Sa për të tjerat është turp të pyesësh pse të duhej nafta apo energjia apo shëndetsia falas apo pasuria e përbashkët.

          • ti sorra e zeze qe nuk i duhesh as familjes tende per budallallekun qe te ka pushtuar koken, Enveri vdiq, por ti do ngordhesh. Shkolla ne kohen e Enverit nxorri kuadro te zote dhe shkencetare me nivel te larte, sepse ishte shkolle e vertete, prove e kesaj qe them une jane me mijra laureande shqiptare te para viteve 90 qe kane bere karriere te lavderueshme neper vendet perendimore, po ne profesionet qe kishin dikur ne shqiperi. Njeri prej tyre ne vitet 90 arriti dhe u be nen president i Blackberry ne Kanada.
            Prandaj ato pordhet qe ben ketu shko e beji tek bari i lagjes, po edhe aty ki kujdes se mos te thyejne ndonje nofull, mbasi populli nuk eshte budalla.

          • He, moj mbesa e xha Hasan fashistit. Tani qe u arsimose ti bashke me kelyshin e mercenareve te Dibres Agron Tufa, do na sillni edhe “demokracine e re”, se tani nuk u hyn me ne pune demokracia berishare.

        • ironia është e bukur Glaukias,por mos harro se të gjitha të mirat ishte po ai që i derdhi!dhe jo vetëm me një shkelm!!
          lali merri gjërat ashtu si janë dhe jo ashtu si do!!
          “zgjuarsi është aftësia për të mësuar. mësim është aftësia për të ndryshuar qëndrin në bazë të përvojës”!
          enveri këtë gjë nuk e pati!!
          të dytën!ai nuk ndrshoi aq sa duhej!!
          ai u vetkalb në karrigen e tij!!kjo vetkalbje solli shkatërrimin e shqipërisë!solli shkatërrimin dhe të asaj që mund ta quajmë “anë e mirë e diktaturës”!!

      • Nga keto qe thua ti qe ja fut kot,Enveri nuk ka qene i interesuar per pushtet personal por per triumfin e komunizmit.

        • GENTO atëherë përse nuk e ndau pak me të tjerët këtë punën e interesit për triunfin e komunizmit??
          mos folni budallallëqe dhe kur nuk jeni të detyruar mor njerëz!!

        • GENTO atëherë përse nuk e ndau pak me të tjerët këtë punën e interesit për triunfin e komunizmit??
          mos folni budallallëqe dhe kur nuk jeni të detyruar mor njerëz!!
          Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

          « Back

      • Futja kot
        dhe ky është një farë interpretimi!!
        duke qënë se nuk është aritmetikë e thjeshtë,mund të them se dhe ti ke të drejtë njëlloj si ka të drejtë dhe ai gazekaruc që ka krijuar titullin!!
        “Çfarë mendonte Enver Hoxha në 1949 për drejtuesit e fesë në Tiranë” dhe në fund nuk shohim asgjë nga ajo që ka menduar enveri,por tregon mendimet e rusit për muhabetin me enverin!!
        sa për të fundit!
        gjermonët!
        ke të drejtë!!
        aty ai vërtetoi thënjen e vjetër se po ndenje shumë në pushtet fillon e qelbesh si peshku”!
        dhe vekja,e të mbeturit nga spastrimet që bëri ai,nuk mund të lëviznin më nga budallallëku që ju kishte pushtuar trutë!!
        ky budallallëk ndodh gjithnjë me diktatorët!!ata vetlavdërohen në atë pikë që në fund dëgjojnë vetëm vetveten!!
        shiko këtë palloshin sot që që në fillim ka dëgjuar vetëm veten e tij dhe ndonjëherë nexhmijen!
        se u ngatërrova!
        lindën!!

    • Enveri beri mire qe i mbylli ,
      por do bente mire qe ti shkateronte te gjitha xhamite .

      Ai Myftiu i kerkonte qe atehere te hapeshin shkolla fetare , sic bejne keta sot.

      Bravo Xhaxhi qe i shtypi qente e piste

      • O Blacku tani na thuaj pak dhe arritjet e dhjerokracise qe ti krahasojme me epoken e Enverit.(Mos harro te shenosh dhe arratine tende nga syte kembet per nje cope buke duke u bere pjatalares ne Usa).

  • Ne doni mbrodhesine e shqiperise atdheut tone; -Rivleresoni figurene e shquara te Kombit, me se pari ate te Enver Hoxhes,sa te figurave viktima te koheve…
    – Enver Hoxha duet te mbetet ene kreun e udheheqesve te ralle dhe pike.Pa tjeter ka dhe temetat e kohes po ai mbetet i treti dhe i verteti Gjergj Kastrioti Skendebe Ismail Qemali dhe Enver Hoxha.i kane lene emer shqiperise ne bote.Figura e tij duhet riabilituar,deri vendosien e monumentit toj Krah te TRVE..
    Nje kompozim qe duhet ta bejne krijues te vertete,
    -Krimet ne kohen e tij nuk jane pjese e ndregjegjes tij. Eshte dora e antishqiptarizmes qe vepronte e pa vepron akoma.
    -Cila eshte ajo kohe qe e beri nje shqiptarin dhe shqiperine, me thoni?!=
    -Kush beri shkollen masive deri universitet?
    -Kush Shendetesine e beri falas kush?
    -Kush ushterine e kishte roje te kufijve te atdheut kush?
    -Apo; Kush thau keneta dhe mocale dhe ndertoj Hekurudha, Miniera dhe Hirocentrale Kush!
    -Kush beri elektrifikimin e plote te vendi! Kush?
    -Kush ia tregoj vendin synimeve te fqinjeve qe ne 1948 prishia me Jugosllavine apo me 1949 Provokacioneve Greke kush?
    -Kush ia tregoi vendi Hrushovit-qe thoshte shqiperia me luledielli jeton Kush ?
    Enveri dhe GABOI po ishte mafia e jashteme sa e brendeshme qe i bente te Enver Hoxhes ato gabime.
    sidomos pas ngjarieve te pas 80tes.
    -Enveri ka bere gabime po nuk e ka tradhetuar shqiperine.
    -Enveri nuk krujoi pronen e tij po ate te popullit.
    -Enveri mikun e kishte mik, po jo ne krye te sofres po te vendi i mikut,jo te behej sufleri tij.
    .Ai ska menduar asnjehere ne te keqen e atdheut.
    Per mua, te mos kishte lejuar ate luften kunder fese si u zbatua.Po si kishte vendimin shteteror per qendrimin ndaj Fese sa Kisahve dhe xhamive,per lufte kundra zakoneve prapanike dhe percaries fetare.
    -Feja e shqiptarit eshte shqiptaria,qe nga RILINDASIT.
    -Lufta qe po behet ndaj Enver Hoxhes eshte per te mbuluar cka po perjeton populli yne.
    Figurat Historike kudo ne bote,kane vendin e tyre pavaresisht nga forma e regjimit apo politika.
    Dhe e fundit Enver Hoxha nuk ishte kriminel.
    Kriminelet denohen me masat ekstreme..
    Ne fund te fundit -leriani popullit
    te vendosi per vendin e tij.
    Mjaft me lodrat e pasuesve te pas 90-tes,qe vete
    populli solli PLURALIZMIN.po jo, c’po perjeton.
    Mjaft me me ndasi PARTIAKE dhe FETARE si po veprohet. Mbi te gjitha UNITETI KOMBETAR !
    Gezuar Viin e Ri 2018 Shqiperia me UNITET !
    Kosove-Cameri ne krah ti KETE.
    Dhimbiea e madhe popull.

  • Kam degjuar se pas kesaj bisede Kisi u shkarkua dhe I gjyshi I G. Pashkos ( i jati I Josifit) u dergua ne Moske per t’u bere kryepeshkop

  • Cfare flisni o te mbaruar. Ne shtepite tuja ju vendoset foton e Enver Hoxhes ne vend te fotos se babait. Spiunuat mikun qe s’pinte dolline e Enverit dhe vellane kur e shante ate. Ku dini ju c’eshte liria dhe dinjiteti njerezor. Enveri u beri rober dhe te tille do vdisni.

  • Kristofor Kisi ka qene nje Patriot ,nje Klerik ASKET.
    Nuk u ngaterrua me Politike dhe me ceshtje qe nuk i perkisnin Kishes.Ishte njeri i Ndershem.
    Enver Hoxha e donte barkderr Luzi si baba Faja,por Kisi ishte kocke e lekure,e donte edhe bolshevik,gje qe nuk behej.

    • Hiresi e Tij Krisofor Kisi, Perendia i ndricofte shpirtin, ka qene i nderuar, i respektuar dhe sherbetor i devotshem i Perendise. E nderojne besimtaret edhe sot e kesaj dite.

      Por Enver djalli donte te jatin e Josifit qe hynte ne
      Shenjterore i armatosur dhe perpara se te fillonte sherbesen perplaste koburen mbi altar.

  • Enveri ishte kriminel po sa per fene e boni shume mire se sot shqiperia do ishte si afganistani. Gjoja me e mire qe boni

  • bla,bllaaaa-suana !
    Gjynahë ti paske cofur e ngordhur me kohë o’ derzi !!!!

    Di gjë për atë gruan e varfër që u nbyt në Vjosë për një thes sherbele dhe 100lek në të për blerë një buk për fëmijët ?…,Kjo është drejtësia dhe bolloku i kapitalizmit degjeneruar të sotëm.

    “A di gjë qeveria e demokratoshkërdhatësia 30 vjeçare e 2019-tës që katandisën vendin në mjerim Migjenjan të v.30 në luftë për një cop buk ,me patllake e mina te dera e shtëpisë ?….Sigurisht që bë sikur nuk di ..
    Po i përgjigjem unë. Sigurisht që qeveria e di, mbasi qe ajo dhe simotrat e saj që e mbytën të shkretën “për një thes sherebelë”.

    Lexo shkrimin e Vasil Pucit dhe vajtoni me ulërimë fatin e njerëzve të varfër të braktisur përfundimisht nga qeveria.e sotme e demokratoshkërdhatësis që shajnë legjendarin Enver Hoxha ,ai vigan që ndërtoi rendin më të sigurtë ,të lumtur të drejtë të barabart në histori të shqipëtarve.Sa për fenë ajo është opjum për njerzimin,kjo është e vertetuar me shkencë.

    Migjeni ka kohë që është ringjallur,

    • o beterr mo mu bë dhe ti si nastrosuma!!
      “përsëritja është nënë e dijes”thotë sumtekeleku,por harron se kjo shprehje përdoret për idiotët!!
      mos na i përsërit dhjetë herë të njëjtat komente dhe ti!!

  • Sa nuk kishim ishim mire Tani e mblodhem te gjitha fete e botes ,nuk po gjejme derman Po feja e Shqiptarit kush eshte o albanistan !? Nje komb pa indetitet ku shkarkojne spermat ,vetem te huajte !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *