Nga Duro Mustafai
Përmes një postimi në rrjetet sociale, pata rastin të njihem me lajmin e dhënë nga kryeministri Rama për takimin me Laura Mersinin. Ai shprehet :“Ishte kënaqësi e pasoçme për mua të takohem me Laura Mersinin yllin shqiptar të astrofizikës, që jeton prej vitesh në Sh.B.A, dhe që sot çmohet botrisht si një nga figurat pararojë të shkencës”…Ky njoftim më bëri të kthej kokën prapa për të parë e për të thënë disa fjalë, për një njeri të rrallë në dituri, për babanë e Laurës, Nexhat Mersinin..Mund të ketë shumë njerës tek ne, që ndoshta nuk e dijnë, se edhe i jati i Laurës ishte shkencëtar, mad je nga më të shquarit e vëndit tonë, por që në të kaluarën e mbuluan edhe dritën edhe me hijet e kohës.
Nexhat Nersini është ndarë nda nga jeta disa vite më parë, po ne, që e jetuam edhe jetën e tij, nuk ndaheni nga kujtimet e bukura, por edhe drithëruese, që kemi për të.
Janë kujtime që nuk i harrojmë dot. Ato nisin me fëmijërine e tij, një fëmijëri e veçantë, e denjë për të hyrë në ato tregimet e Hugoit për heronjtë e veprave të tij, të fëmijëve në vuajtje e mjerim, por që nuk u mungonte guximi për të çarë mes dallgëve të turbullta të jetës.
I – Një djalë me trup mesatar, me pantallona të shkurtëra edhe në dimër, me rroba të thjeshta,do të shihnim çdo mëngjes tek kapërxente pragun e shkollës “Naim Frashëri “, të Vlorës. Hynte në oborr, me atë çantën beze të librave e u hidhte shokëve përshëndetjen “Mirëmëngjes”, bashkë me buzëqeshjen që shoqëronte fytyrën e tij të himtë.Ky ishte Nexhat Mersini, shoku ynë, që do të bëhej miku im gjatë gjithë jetës, por edhe miku i të gjithëve. Tek e shikonim ashtu të lodhur e të baltosur nga rruga e fshatit për të mbritur në shkollën tone në qytet, na vinte keq për të, por ndiheshim edhe fajtor, që nuk i ngjanim atij, shokut tonë heroik e shëmbëllor, siç dëshëronim. Ne i kishim shtëpitë në qytet e afër shkollës, ndërsa ai vinte nga fshati ku kish lindur,Ceprati, kapërxente kodrat e Babicës, në të ftohtë,në shi e në ditët e nxehta dhe ishte i pari që do vinte në shkollë e një nga nxënësit më të parë edhe në mësime. Mësuesit thoshnin se Nexhati është “nxënës i zgjuar, i talentuar, sidomos në matematikë, kurse ne thoshim për të se “është i veçatë e i pa harritshëm”…
Por jeta, që na kish bashkuar në fëmijëri, do na ndante në moshën e rinisë. U shpërndamë, sejcili në rrugën e vet, në qytete të ndryshme, në shkolla e punëra të ndryshme. Por, Nexhat Mersini ai nxënësi i shkëlqyer i 7 vjeçares, së shkollës “Naim Frashëri” të Vlorës, do të mbetej i shkëlqyer edhe në shkallët e tjera të shkollës e të dijes. Pas mbarimit të Universitetit dhe emrimit në punë si ekonomist, për të do të flitej me respekt, si ekonomist i zoti, tip shkencetari novator e njeri i ndershëm e korrekt në punë e jetë. Realizonte projekte të mëdha për ekonominë tonë, edhe në ato vite prapambetjeje, dhe mbetej ai që kish qënë, i thjeshtë e madhështor.
Kjo, do na gëzonte ne, shokët e tij, që e adhuronim. E kishim në zëmër e që dashurisë sonë, edhe ai i pergjigjej me dashuri e ngrohtësi…
II –Por, edhe atje lartë, ku ish ngritur dhe e kish të merituar vëndin që zinte, një hije e zezë dyshimi do ta ndiqte. Kishim dëgjuar, që kur ishim të vegjel, e nxënës shkolle me të, se ai, njeriu i varfër, s’kish qenë i tillë, se rrithte nga nje sojë bejlerësh, e se bejlerët, sado të ndershëm e atdhetare të kishin qënë në të kaluarën, “ata nuk ishin tanët” dhe vëndi i tyre nuk ishte midis nesh. Lufta e klasave kërkonte të gllabëronte mikun tonë, që kish bërë aq shumë për ne e për vëndin e tij. Fjalët përçmuese nëpërmjet letrave anonime, që vinin nga Vlora,do të trokisnin me zhurmë e llahtari gjer lartë në kupolën drejtuese.
Origjina, nga njëra anë dhe cmira e xhelozia, nga ana tjetër, do të shëgjetonin mbi njeriun e mirë, që dinte vetëm te punonte edhe si matematikan i famshëm, edhe si profesor shëmbëllor Universiteti. Por, nuk thonë kotë : jo të gjithë zhurmat bjenë në vesh të shurdhër. Autori i këtyre rradhëve është dëshmitar i një lajmi të gëzuar që do të shoqërohej më vonë me një ngjarje tronditëse . Atë ditë,në një mbledhje me të gjithë nëpunësit e Ministrisë së Financave,ish kryeministri Mehmet Shehu, ( që njihej për batutat e tij therëse e të guximshme ),do ti drejtohej Nexhat Mersinit. “Dëgjo këtu ti more djalë, ti je shumë i zoti, dhe pse je i zoti, ruaju, mos të të hanë burrokratët e Ministrisë së financave !”.
Qëndroja në një karrike pranë Nexhatit dhe shikoja se si i mjergulloheshin sytë .Fja r hedhur si bombë edhe e gëzoi, edhe e shqetësoi.Atëhere emri i Nexhat Mersinit, edhe nëpërmjet shtypit, ish bërë i njohur edhe lartë, në kupolën e udhëheqjes.Isha gazetar e atë ditë gjëndesha pranë Nexhatit e do të shikoja, se një lotë nisi ti rrëshqiste ne faqe. I heshtur uli kokën e nuk foli. Në sallë nuk folën as të tjerët. Më vonë do të dëgjoja nga goja e Nexhatit, për sulmet e kurthet ndaj tij, që ende vazhdonin.Dhe një ditë, do më vinte në zyrë. “Nuk vij tek ty si gazetar, më tha, vij si shoku yt, ti më njeh”.. Kish ndodhur e pa besueshmja për mua. Nexhatin deshin ta pushonin nga puna, ta degdisnin diku, apo….-“ Kjo, është e pamundur, i thashë. I përmënda vlerësimet për shpikjet e racionalizimet e tij me vlera të mëdha për ekonomimë e vëndit tone të varfër, që ishin bërë të njohura për të gjithë. I përmënda një artikull lavdërues te “Zëri i Popullit”, shkruar nga gazetar io njohur Vangjusah Gambeta, I përmënda fjalët e Mehmet Shehut..
E do më përgjigjej :” E, e, edhe atij ja kanë mbushur mëndjen, apo…” Kjo “Apo-ja” e tij diçka do të thoshte..E ftova të pinim kafe, por Nexhati, kish ardhur për tjetër punë..– “E njeh Çajup Rusmailin ?. Më kanë thënë se e ke shokë që nga normalja e Elbasanit, prandaj erdha ,. Ai, mund të bëjë diçka të mirë, ai e kontrolloi “punën time”, ai e ka në dorë ..“.. E do më shikonte në sy, si për thënë : ë de, ç’pret, apo edhe ti dyshon për mua ?“.. Ne prani të tij, mora rrembimthi receptorin e telefonit, i fola shokut tim të dikurshëm.. Po, Çajupi. do më pergjigjej shkurt; „ Për Nexhatin pyet ? Ai ka një çështje serioze, çështje biografije e s’mund të punojë atje ku është, në Ministri, madje edhe si pedagog,.Më kupton ?.. Ç.R, mikut tim të viteve të rinisë,i përmënda fjalët e Mehmet Shehut,i shpjegova se Nexhati ka qënë e ka mbetur njeri i varfër, sa për të tjerat, mund të them se është njeri më i mirë nga unë e nga shumë të tjerë si unë. Po të jetë se ai ka bërë fajë, më dënoni mua, se unë jam shoku i tij, që e dua dhe e mbroj për vlerat e tij.Çajupi pas atij kundërshtimi dhe hezitimi, dhe pas një takimi me të në zyrën e tij, më tha vetëm “ Mirë mirë, po si do na e marrin ata…” Dhe u tërhoq e bëri atë që duhej.
Për një kohë jo shumë të shkurtër Nexhatin nuk e larguan nga Tirana.Ai punoi edhe si pedagog i jashtën i Universitetit..Po egërsia që kish nisur me pasionin e luftës së klasave, do të vazhdonte e do të fitonte, atë e çuan larg Tiranës si shef i llogarisë në Kooperativën e Dukatit, në Vlorë, si edhe si punonjës racionalizator në Kombinatin e Konservave, ku u dallua për llogaritjet matematikore në prerjen e llamarinave që i suallën shtetit kursime të mëdha dhe ai nisi të vlerësohej e nderohej për punën e vetë. Fjalët e përhapura për gjoja internimin e tij, nuk kanë ndodhur,Ka ndodhur që e çuan larg Tiranës e larg pasioneve të tij shkencore, e kjo e dëshpëroi, po nuk ja uli frymëzimin e gadishmërinë për punë. Pse nuk kanë ndodhur e kundërta, kjo është çështje tjetër.
Ndoshta vlerat e tij si shkencëtar dhe kontributi në ekonomin e vëndit, shërbyen si mur mbrojtës për të, por ndoshta edhe ajo që në jetën publike, familjare e shoqërore, Nexhati ishte dhe mbeti model ndershmërie e mirësie dhe gëzonte dashurinë e njerzëve..Edhe e shoqja e tij Stolia, nuk u largua nga detyra e saj si shefe e llogarisë, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Dhe qëndroi me këtë detyrë gjer në vitin 1994, ndërsa fëmijët vazhdonin shkollën në Tiranë… Ndërsa trajtimi i të internuarve ishte ndryshe,kjo dihet.. Këto të vërteta për jetën e punën e Nexhat Mersinit ne miqtë e tij i kemi përmëndur shpesh.
Disa dita para se të shkonte në Vlorë e aty ish ndarë nga jeta ( nga infrakt izëmrës) në atë kafen e mëngjezit, te „ Mine Peza“, mes shokëve, Luan Cipi, Axhem Gjoni, Piro Veshi, Sezai Hoxha,Sadedin Gjoka etj, Nexhati do të përmëndte edhe bisedën time me Ç.R.në. I miri Nexhat, që bëre aq shumë përtë tjerët e ne shokët e tu, nuk të dhamë dot të mirat që meritoje, megjithatë, ti dije tu ishje mirënjohës shokëve edhe për një fjalë të mirë që thoshin për ty.
Fisnikëria e shpirtit tënd ishte e madhe sa deti…Ti u ndave nga ne, por prapë ke lënë në zëmrën tonë, një pjesë të zëmrës tënde. Prandaj të kujtojmë e s’të harrojmë.
Përsa i përket biografisë tënde, mbi të cilën të baltosurit u munduan të hedhin baltën e tyre, ti, me punë e vepra, u trgove të gjithëve, se, diamantit nuk ja prish shkëlqimin balta.
III- Kam njohur në Lidhjen e Shkrimtarëve, bashkëshorten e Nexhat Mersinin, Stolinë. Ajo punonte si ekonomiste, e shefe e llogarisë, siç i thërrisnim e unë bëja detyrën e kryeredaktorit të gazetës „Drita“ Po vreja se ajo ishte përherë korrekte në detyrë dhe e pakorruptueshme. Ajo nuk dinte tu bënte lëshime të pa merituara, as vetes dhe as të tjerëve. Dhe, duke e njohur mirë karakterin e Nexhatit, shpesh kam menduar.Ku e ka gjetur, kjo grua këtë pasion për punën dhe korrektësinë në detyrë ?
A ishte Nexhati ai që i kish dhënë asaj gjërat më të mira të karakterit të tij ? Me siguri që po, se bashkëshortët japin e marrin nga njëri tjetri. Pastaj, Nexhati ynë, dinte të ushqente me dashurinë e mirësinë e shpirtit të tij të bukur, gruan dhe e tij, Laurën dhe gjithë familjen e tij të mbrekullueshme dhe të gjithë ata që punonin e jetonin me të. Po nuk rri pa përmëndur edhe diçka tjetër, që s’më hiqet nga mëndja dhe e kam përmëndur edhe në biseda me Nexhatin. Vajza e tij. Laura, duhet të ishte atëhere 6 vjeçe, kur me të atin do më takonin në sallën e madhe të Lidhjes së Shkrimtarëve.
Ishte një takim i këndshëm për mua, me atë fëmijën, që ngjallte respekt për bukurinë e zgjuarsinë e saj. Atë ditë, pas përshëndetjes përkëdhelëse, nuk di si më shkrepi në kokë, ta pyesja me shaka ;”Ti duhet të kesh flori në shtëpi, se edhe vetë më dukesh vajzë e florinjtë Pastaj, ai dhëmbi yt…”.. Po Laurës që I pëlqente floriri, kish vrejtur në buzëqeshjen time, edhe një dhëmbë timin, që ato ditë i kishja bërë nje veshje prej “floriri”. E ajo do më përgjigjej : “Jo, jo unë s’kam flori, ti ke..Ja “… Dhe drejtoi dorën te dhëmbi im.,,Të dy qeshëm duke kryqëzuar vështrimet me Nexhatin, që deri atëhere nuk kish folur, por befas u zgjua e na tërhoqi vëmëndjen : “Uleni zërin, uleni,se dikush mund të denoncojë …( Po edhe Laura e vogël shqetësohej se atëhere, kush kish flori dhe nuk i tregonte, dënohej me burg- ) Ajo, edhe pse e vogël
6 vjeçare e dinte këtë të fshehtë,, po më shumë friksohej i jati, Nexhati, për të cilin thuhej se ishte nga nje “familje bejlerësh” që ndiqej e persekutohej), e domosdo ruhej se mos ndokush denonconte se ku i gjeti vajza e tij, floririn ?
Unë qeshja, po si i thonë, “qeshja nga halli “, se vajza e vogël më kish dhënë një mësim të madh për kujdesin që duhet të kemi ne, të mëdhenjtë, kur flasim edhe me fëmijët, që s’janë edhe aq të vegjël siç na duken. Persa i përket dhëmbit tim, vetëm pak muaj do të kalonin për ti hequr “Mbulesën e florinjtë”, se ajo më dukej, siç thoshin edhe të tjerët, një gjë e keqe e “mbeturinë e borgjezisë”.Koha e atëhershme diktonte edhe disa gjëra, që ishin kundër natyrës së njeriut.
Këtë ngjarje ja dërgova të shkruar Laurës vajzës që tashmë përmëndej si shkencëtare e njohur në SHBA dhe ajo ndërmjet tël tjerash më shkruan:
Xhaxhi Duro,
Sa surprizë e bukur! Faleminderit për shkrimin dhe fjalët e mira për babin. I mban mënd shakatë për dhëmbët e floririt ,kur isha 6 vjeçe ? Babi te thoshte “ule zërin se do kujtojnë që me gjithë mënd kemi fshehur florinjte”.
Të përqafoj me mall, Laura
Kanë kaluar vite nga ajo ditë. Laura e vogël, nuk mbeti e vogël, ajo do të ndiqte rrugën e babait të saj e do të bëhej një shkencëtare e njohur edhe në qarqet shkencore të botës.Një vitë më parë ajo ishte kandidate për të marrë çmimin Nobel në një fushë të re e tepër të rëndësishme të shkencës, atë të Astrofizikës, shkencës s për të zbuluar të rejat e universit. Këtë rrugë, atël të diturisë, ka ndjekur edhe djali i tij, Aureli . Me ta po ndodhte ajo që thotë populli :”Bëmë baba, të të ngjajë!”..
Kur binte fjala për fëmijët e tij, Nexhati, nuk do përmbahej, krenaria për ta e bënte të lëshonte lotë gëzimi. Por, edhe ne, shokët e tij, tek e shikonim të lumtur, gëzoheshim e lumturoheshim. Një njeri, sa i thjeshtë aq edhe i madh, i veçantë e i pazëvëndësueshëm. i tillë ka mbetur për ne, i dashuri dhe i pa harruari Nexhat Mersini..

Ia bère biografinè Duro, dhèmb e dhèmballè ia nxorre zbuluar.Nga Laura tek Mersini, nga Mersini tek bejlerèt qè i bènè kokèn Mersinit. Natyrisht, nuk shkon gjithè kjo punè, pa treguar edhe ca nga vetja dhe veprat madhore qè paske bèrè pèr Mersinin.
Tè paçim o Duro. Pèr netè tè ftohta dimri, tek oxhaku ulur kèmbèkryq, ngrije dollinè pèr kè tè tè teket. Vetèm ato gazetat,,,, lèri tè kam rixha sepse nuk janè ato tè shkreta, pèr biseda rakije.
Me Laurèn, krenohet kombi. Me Duron, ulemi pranè zjarrit.
E kam njohur Nexhat Mersinin, kam qene i vogel edhe shkoja ne shtepine e tyre , tek nena e Nexhatit ne Vlore. Me ka lene mbresa te papara kur Nexhati vinte dhe takonte nenen e tij , i puthte duart, syte , me nje perunjesi te papare. Kuptohej qe ishte njeri i madhe , me kulture dhe dhembeshuri te papara, uroj suksese vajzes se tij Laures.
Të falenderoj Duro! Që në fillim po them të vërtetën edhe për ju na ka marrë malli. Shumë rrallë të dëgjojmë.
Jam edhe unë i asaj kohe, e kam njohur Nexhatin, është ashtu siç paraqitet nga ju në këtë shkrim. Ndjesë patë. Në shkrimin tuaj, ne që e kemi jetuar atë kohë, na kujtohen shumë gjëra të cilat ju me artin e gazetarit i tregoni për brezat mbas nesh dmth për fëmijët tanë. Kohë të vështira kemi kaluar! Edhe ata që ishin lart (jo shumë lart) ishin si ne, që ishim më poshtë, por ata i druheshin atyre dhumë lart. Ne i dinim sepse i shikonim tek të tjerët dhe ishim të kujdesshëm. Jemi shumë që.më atë.kohë u shmangeshim ngritjeve në poste, sepse mbas ngritjes fillonte zbritja. Porositë e prindërve, të cilat ne i.mbanim parasysh, na ndihmuan për të shpëtuar nga servilizmi dhe egoizmi. Porositë e prindërve ishin: “Kujdes mos dilni në plan të parë, por ndiqni mesin në çdo hap të jetës. Sepse po të dilni në rrjeshtat e parë do të bini në sy dhe edhe në mos paçi ndonjë cen, zilia, smira do tju bëjmë me cen”
Këto lexohen edhe më këtë shkrim i nderuar Duro
Ju Uroj jetë plot begati. Të falenderoj për fjalët e mira dhe të vërtat që na i sollët në shkrimin për të ndjerin Nexhat.
Të vështira ishin ato kohë, por për njerëzit e drejtë, të sinqertë marrëdhëniet mes tyre ishin të lakmuara dhe që sot i kujtojmë me dashuri, respekt dhe me mall.
Gëzuar festat e fundvitit i nderuar Duro Mustafaj.
Xha Sulua 23,12.2017.
Duro,mbete nje lokalist i thekur ! Sa bukur e molet ate
sistem ,sidomos e mbi te gjitha ajo nahia jote ku te gji-
the barinjt u bene gjenerale,fale ” Lala Gjonit” dhe tash
beni lojen e aktorit fierak ku thote ne film: ” ktheje plla-
ken” ,edhe sera juaj e zbatonit me besnikeri vetmohuese
” Luften e Klasave” por jo kunder Nexhatit,qe e kishit nga
nahia juaj trimeroshe dhe u pa sa trima ishin kur ju vu
perpara brekdhjeri i Vicidolit, por ate lufte klasash e zbatuat egersisht per nahite e tjera, per nahite e ” buta”
ku ju hanit e ngiheshit si pancot .
Per ju nuk shkon shprehja : bej baba te te ngjaj” por ajo
tjetra: “Bota eshte nje tango qe duhet te dish ta kercesh”
apo ” Bota eshte nje kokerr qepe qe duhet ta qerosh pa
derdhur lot” dhe ju ta asaj nahie kete bete pergjate gati
nje gjys shekulli dhe se fundi : A te kujtohen : Pashallaret
e Kuq” qe ishte gati per botim ne gazeten ” tende” “DRITA” dhe Ti e denoncove vendosmerisht duke zbatuar
ne menyre revolucionare ” luften e klasave” ,besnik i Partise dhe tash po na del edhe si ” kolaboracionit” i te
deklasuarve dhe as me shume e as me pak i bejlereve
te Vlores !!!!! Sa keq je katandisur,me mire te kishje hesh-
tur !!! Sa per ate Cajupin tend do te kishe bere mire te mos e kishe futur ne kete shkrimin tend sepse shiko Ilirin
per te kuptuar Cajupin: ” bem baba te te ngjaj” ! Kaq kisha.
Bravo te qofte Laura nderove kombin, familjen dhe veten. Nje emision i fundit tek BBC per universin paralel, ajo bashke me te tjere me teza teper te thella per universin etj. Mrekulli Laura, suksese me tej
Mendie te ndritura -si shkencetaria-Laura Mersini;
Rriti e po Rrit-shqiperia MEME,(kjo ne Sh.B.A.)
Faleminderit Durro Mustafai,sjelle keto figura, qe gjithnje, kane qene te ndritura,Them kete,se i nderuari Nexhat Mersini, ka te mira qe do ta bente shkrimin dhe me interesant,sa shkruani Ju. I bija Laura-LAURESHE.
Per mua,ajo origjinen me dell beu, nuk e pengoi ne jete perkundrazi.Mos Harroni; pema bie nen PEME.
Te tjeret ia kane perdorur,si Uji nen rrogoz,per tu dukur vete.Une 81 vjecari me miq per koke ne Vlore,qe me priten Xhaxhain me 1947,minatorin e minierave te Lionit, kthyer nga mergimi deri familiar ne France,e kam njohur,permes bashkeqytetareve te tijm, qe e mbanin ne goje, pa permendur origjinen,po figuren e tij qe linte gjurme.
Po deshet i nderuar Durro Mustafaj,si njeri i penes dhe me pervoje per Vloren,shkruaj dhe nonje shkrim per inxhinierin elektrik Halil Halilin,qe ka plot per te thene dhe vlerezuar ate njeri Kaniniot, me ate familie sa njoh une,te nderuar. E kam pasur dobesi,si nje nga djemte vlonjate,vertet Vlonjat.Te tjerat per te, besoj se i din me mire se une.(ngjarien me Hysni Kapon..ne vendlindien e tij).Pac miresi e keshtu na shkruaj se na mban mendien dhe ne te moshuarve,po mbi te gjitha evidenton e vlereson, ata njerez dhe te harruar…
Suksese asaj Vajzez se tij, Laura Mersinin, qe ka nderuar ate Baba dhe gjithe familien, me veten e saj, sa mbare ne SHQIPTAREVE.
Krenohemi se po jetojme kohe qe:Nipat dhe MBESAT tona, i kane dyert e hapura dhe na nderojne, sa ne shkollat e vendit,sa ata larg atdheut,po me mendie tek ATDHEU i Kastrioteve,550 vjetorin e Birit legjendar; Gjergj Kastrioti po festojme mbare shqiptaret.
I pacim me sukses ritieje, po burrokratet e pa afte ne digasteret ne atdhe,ngrejne barikada per ta.
Me penen tende i nderuar Durro,bej nje inkursion a si i thone e, na shkruaj per ta konkretisht. Djem e vajza tej oqeanit,sa ne Europe e tej saj,qe vertet na bejne krenar, ne gjysherve,(ne perendim te jetes jemi,ani te dhimbeshme,)po jo me pishmanllek sa i kemi dhene atdheut.Pa tjeter sipas takatit,po per te cdo hap.
Gezuar Vitin e Ri 2018 e;nje “Nje kartoline te tille na u dergo djemve dhe vajzave tona si Laura Mersini.
Pershendetie me konsiderata te vecanta.
Gezuar Vitin e Ri 2018-te,
Pasuesi Veteran 81vj. nga Toronto;
Guri Naimit D.
I uroj shume suksese Laures. Uroj te mos i kete ngjare te ndjerit Nexhat, qe ishte burre shume i mire, por qe “vertetonte” pohime te paverteta.
Koncepti i multiversit, sipas nje cikeli leksionesh te Prof. David Deutch, nje nga pionieret e Quantum Computing, nuk ka lidhje fare me ekzistencen e shume universeve; eshte thjesht nje menyre figurative per te koncetuar kompjuerat e se ardhmes.
Sa per autorin e shkrimit, s’me besohet qe ka qene kryeredaktor te “Drita”. Shkrimi i tij eshte plot me gabime drejtshrimore. Po te kete qene, turp per Lidhjen e Shkrimtareve.