Bushati: Shqipëria ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së për Lindjen e Mesme

editor

Ministria shqiptare për Europën dhe Politikën e Jashtme sqaroi mbrëmë, përmes një deklarate, pozicionin e mbajtur në OKB.

“Vota jonë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian”, shpjegon deklarata.

Përmes një statusi në Facebook, ministri u shpreh se “në politikë të jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve”

“Shqipëria – shkruan më tej Bushati – ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në tërësi, dhe në veçanti pro rezolutës specifike që trajton çështjen e vendbanimeve në territoret e pushtuara, përfshi Jeruzalemin Lindor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky qëndrim i konsoliduar i Shqipërisë ka qënë e mbetet i njëjtë pavarësisht se kush ka qenë në drejtim të punëve të shtetit, përfshi këtu votimin në vitin 2012 dhe në vitin 2013 e deri sot si shumica dërrmuese e vendeve të OKB-së”.

Share This Article
4 Comments
  • Po te ishte per Rezolutat e OKB e per Keshillin e Sigurimit
    dhe per pozicionin e shumices anetare,Kosova jone do te ishte nen thonjte e Serbise,e spastruar nga shqiptaret;si Cameria.Shba i theu tabute,opinionet e shumixes anetare dhe vecanerisht qendrimin e Paleztinezeve dhe popujve arabike,kunder Kosoves..
    Mos na trego parimet,or maskara i tredhur,me gjithe delirin tekanjoz,qe hedh vicka kunder Amerikes,qe i kushtojne popullit martir te Kosoves.

  • Beri c’beri ballist demua, dhe nga padurimi hodhi prap vrer kunder “maskarenjve te tredhur”. I shkreti dem i sheh maskarenjte gjithmone tek te tjeret dhe kurre ke vetja.

    Mos ja vini re, se ose ose nuk e ka marre akoma veten nga goditja enveriste qe ja beri cope-cope briret, ose ka ngatarruar dozen e ilacit.

  • PO CFARE FLET KY DALLKAUK I EDVINIT?

    Qe perdor terma dhe klishe te vjeteruara te Partise se Punes per te fshehur tradhetine dhe pabesine e Rilindjes Enveriste ndaj SHBA?

    PO A E DI TI O DALLKAUKU I EDVINIT SE OKB NUK JETON DOT NJE DITE PA FINANCIMIN AMERIKAN?

    Per cfare Keshilli Sigurimi ne OKB flet ti more pinjoll i Sigurimit te Shtetit?

    sepse:

    OKB-ja dhe Keshilli i Sigurimit e la Kosoven ne goje te Ujkut serb te Millosheviqit more BYLMEZ i Edvinit dhe po te mos ishte SHBA Millosheviqi do te kishte hyre ne Tirane si triumfator more KAQOL u Bushateve te Enverit. Po 1997 kur Politika jone kombetare i kishte vene zjarrin Vatanit kush te shpetoi o BYLMEZ me kujtese te shkurter bolshevike?

    PSE NUK THIRRET JU KOMUNISTET PUTININ E RUSISE ATEHERE KUR SHTETI SHQYPTAR KISHTE NGRITUR DUAR PERPJETE, POR JA FALET SOVRANITETIN SHBA-SE DHE NDERKOMBETAREVE?

    Ku ishte BE-ja ne 1997 kur shqyptaret po vrisnin njeri tjeterin si zogj pule?

    Ku ishte BE-ja kur serbet e Millosheviqit dhe te Arkanit po vrisnin shqyptaret ne Kosove si zogj pule?

    Per cfare tokash te pushtuara nga Izraeli flet ti more PUSHT enverist kur e VERTETA historike eshte fare ndryshe qe tregon fare qarte se Jeruzalemi ka qene denbabaden Kryeqyteti i cifuteve qe nga Koha e Qepes e Moisiut, Davidit dhe Sollomonit?

    PSE SHQYPNIA I NUK I REFEROHET TE VERTETAVE HISTORIKE, POR I DEL ISLAMIKEVE PALESTINEZE NE KRAH NJESOJ SI ENVERI?

    Me e ndershme eshte qe te pranosh qe Edi Rama i ka shitur BYTHEN enveriste Diktatorit Erdogan njesoj si Enveri ne vitin 1943 kur ja kishte shitur BYTHEN dhe Kosoven Diktatorit Tito dhe Jugosllavise Komuniste

    PO PSE ME ERDOGANIN DO TE HYJE SHQYPNIA NE BE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *