Deputeti i PS tregon të vërtetën e njohjes me Kryeprokuroren e re Arta Marku

Dita
SEANCA DEGJIMORE ME KANDIDATET PER KRYEPROKUROR PROVIZOR - /r/n/r/nHEARING SESSION WITH CANDIDATES FOR GENERAL PROSECUTOR -

Kryeprokuroja e re Arta Marku, u përfol si propozim i deputetit socialist Ulsi Manja, pasi së bashku ata kanë qenë në Prokurorinë e Shkodrës. Lidhur me këto deklarata dhe akuza, ka reaguar vetë deputeti socialist. Manja ka folur për njohjen me të zgjedhurën Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.

Teksa shpreh vlerësimin e tij për Kryeprokuroren e re, deputeti socialist thotë se Arta Marku është e denjë për t’u ulur në atë karrige.

“Njohja jonë daton në vitet 2002-2007 kur unë punoja në Prokurorinë e Shkodrës. Kam punuar në Shkodër me Zonjën Marku, kam qenë për disa kohë eprori i saj. Dihet problematika e Shkodrës. Është një nga qytetet e mbarsur me situata kriminale. Dhe unë mendoj se çdo prokuror që ka ushtruar detyrën atyre është i denjë për t’u ulur në karrigen e kryeprokurorit.

Ato që thyhen janë akuza që bëhen nga segmente të caktuara të opozitës. Me ikjen e Llallës, tek opozita duket se janë thyer ca ekuilibra. Duhet të jetë hall shumë i madh ai që i ka detyruar të reagojnë ashtu në Kuvend.

Zonja Marku, po t’i referoheni kandidaturave për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë rezulton se ka qenë një ndër 19 kandidatët që kanë kandiduar me iniciativën personale. Pra nuk është një kandidature që erdhi dhe u bë pjesë e garës bashkë me kandidatët e tjerë që duhen falënderuar që u bënë pjesë e garës, me ndikim. Arta Marku u zgjodh aty si profesioniste për të ushtruar funksionet dhe detyrat.

Në mënyrë të vazhdueshme kryeministri Rama i ka bërë thirrje të vazhdueshme kreut të opozitës për të gjetur një zgjidhje, jo për të bërë Pazar, apo marrëveshje politike për të zgjedhur një Kryeprokur. Thirrja ishte e thjeshtë, për dakordësi për procesin që do ndiqej. Ne kemi ndjekur të njëjtën procedurë si për Avokatin e Popullit, për Komisionerit kundër diskriminimit, pra me shprehje interesi publik, dhe më pas janë bërë dëgjesat për kandidaturat”, u shpreh deputeti Manja.

Sakaq, ai ka treguar edhe momentet kur ka kontaktuar me Arta Markun.

“Komunikimi im me Arta Markun, të cilës gjej rastin t’i uroj detyrën e re, ka qenë atë ditë që ka ardhur për seancë dëgjimore, dhe ditën kur është zgjedhur. Pra kam komunikuar në ditën e dëgjesave me të, ashtu si edhe me 6 kandidatët e tjerë”, tha ai.

Marku ka qenë një nga kandidatet më të favorizuara që prej fillimit, edhe pse në karrierën e saj nuk ka ndonjë çështje shumë të madhe për të cilën ka hetuar.

I pyetur lidhur me këtë, deputeti Manja u shpreh:
“Unë nuk jam për të bërë bilancin e punës së Arta Markut. Dosjet janë aty, çështjet që ka hetuar po ashtu. Ne si Komision na mjafton vlerësimi i punës që është bërë për secili nga kandidatët që iu bashkuan garës. Arta Marku kishte vlerësim maksimal nga eprorët e saj”. /News 24

Share This Article
3 Comments
  • Znj. Marku paste kemben e mbare, dhe ne paste sukses (vepra dhe jo fjale!) nga e perkohshme u befte ishalla dhe e perhershme, POR ajo qe te le shije te hidhur nga kjo perzgjedhje paksa selektive eshte se si justifikohet favorizimi i saj qysh prej fillimit, kur ajo nuk ka kaluar asnje ceshtje te forte hetimi?

    Nuk pres pergjigje, se e di qe s’ka kush ma jep. 😉

  • Problemi dhe halli , qe spo i ze gjumi dhe shqyerjet ne parlament i PPSH , nuk eshte tek Zonja Marku ,por eshte tek vettingu ,ku e kane mare ne dore Amerika dhe BE .. Me ne fund ,do marin oksigjen kokpalaret …!??!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *