Facebook ka një lajm të mirë

Dita

Nesë deri dje miqtë, apo njerëz të panjohur postonin foto me ju, apo ndonjë dashakeqës publikonte foton tuaj dhe ju nuk ishit në dijeni, tani do të njoftoheni menjëherë.

Kjo risi nuk është e vlefshme për përdoruesit në Bashkimin Evropian apo në Kanada, pasi rregullatori i privatësisë ka ndaluar përdorimin e një teknologjie të tillë.

Nga Facebook kanë thënë që opsioni i ri i fuqizon përdoruesit, ndërsa kritikët kanë shprehur shqetësimin se sa i hapur është ky rrjet social në mbledhjen e të dhënave.

“Ne dëshirojmë që përdoruesit të ndjehen të sigurt kur postojnë fotografitë e tyre në Facebook, kështu që kur dikush tjetër vendos fotografitë e tyre përmes programit të ri ata do të njoftohen” thuhet në deklaratën nga Facebook.

Share This Article
1 Comment
  • natyrishte qe kemi te bejme nji manipulim te radhes . Ky ligj i ri i qit nga Fb -uk ,eshte nji tjeter hap perpara drejt kufizimit te lirise ,e aspak si manipulusit e fb-se kerkojn ta intepretojne . Mbasi mblodhen te dhenat e personave ,menyren e te mednuarit ,konceptet mbi jeten ,ne cilen ane te politikes se Botes qendrojne ,mbasi kan grumbulluar e njofur nga afer deshirat ,pasionet, botekuptimin e tyre ,dhe i kane protokolluar datat e secilit ne memoriet e tyre gjigande , tani kerkojne te sigurohen si i kane futur ne kafazin e tyre te gjithe ,e duan Foto-t ! Foto-t kerkohen me qellim verifikimi dhe stampimi mbi cdo “dosje personale” te perdoruseve te fb-se etj etj . Personalishte abandonova fb-n sepse ndihem i kufizuar ne Lirin time personale si individ ,mbas kerkeses /kushtit te fb-se ,per Foto , duke eleminuar cdo option anonim te meparshem ne te . Ne kemi lindur te lire dhe te lire duhet ta kuptojme jeten .
    Mbas kushtit te Foto-s do pasojne te tjera ,per ata ,te cilet e kane te pamundur tashme ta kuptojne kte Bote pa fb . Neser do vij pagesa ,etj etj etj e pastaj pse jo noj art loje e detyrushme Peshkaqeni Blu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *