Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar së fundmi manualin që përcakton përfitimet që lindin nga sigurimet shoqërore. ISSH-së mbështetet në Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar, VKM-ve, Udhëzimeve të Ministrisë së Financave dhe të ISSH-së, të cilat kanë dalë në zbatim të Ligjit të sigurimeve shoqërore, llogarit dhe jep përfitimet, të cilat sqarohen në manualin e fundit.
Të ardhurat që përfitohen nga Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, janë si më poshtë:
I.Përfitimet nga Pensionet.
II. Përfitimet nga Dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale.
III. Përfitimet nga Dega e sigurimit të barrëlindjeve
IV. Përfitimet nga Dega e sigurimit të sëmundjeve
Përfitimet nga dega e sigurimit të pensioneve
Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në zbatim të neneve 30 – 42, të kreut të III-të, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar, personave të siguruar iu paguan përfitime, si më poshtë vijon:
- Pension pleqërie;
- Pension të reduktuar pleqërie;
- Pension si nënë me shumë fëmijë;
- Pension invaliditeti;
- Pension të reduktuar invaliditeti;
- Pension të pjesshëm invaliditeti;
- Pension familjar;
- Pagesë për vdekje.
I. Pensioni i pleqërisë
Baza ligjore:
a) Ligji nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
b) Rregullore nr.1 datë 21.10.2008 “Për caktimin, administrimin dhe pagesën e pensioneve”, e ndryshuar.
Kushtet e përfitimit:
a) Personat që kanë moshën dhe periudhat e sigurimit, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pleqërisë, sipas tabelave të mëposhtme:
Për Burrat



Për Gratë



b) Nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë mbi 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet periudhë sigurimi.
Masa e pensionit të pleqërisë:
– Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social;
– Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive;
– Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social. / Scan

Ju shpelafte mortja ishalla . Prisni sa te mbaroje vettingu dhe te sekuostrohen te gjitha hotelet e vilat qe nga gjiri i Lalzit ,mali Robit , Jale e me gjere , qe tu rritet pensioni fukarenjeve .Pa harruar edhe koropsionin ,shkon paralel . Ne te gjithe boten perendimore pensioni meret 14 here ne vit ,kurse sa per 1 % ne vit qe thoni ju ripjellsit , pensioni rritet ne proporcion me inflacionin., ku prap e keni me hile..Kurse per deputetet i keni rregulluar mira punet ,natyrisht edhe pensionin , ku kam degjuar ,ne qofte se nje deputet rri vetem 4 vite i del pensioni 1200000 leke . Me gjithe se mire ja beni se ju votojne . Te rroje PPSH .Bravo ripjellja .Tung.
Faleminderit per shkrimin!
Iu lutem,nese eshte e mundur,kam nevoje te me sqaroje dikush qe eshte kompetent,a perfiton dhe sa eshte masa e perfitimit per nje pensionist te vetepunesuar,pra qe paguan cdo muaj rregullisht kontributet ne sig.shoqerore?
Faleminderit!
Kesaj i thone me vdek ne pune. Pensionin e gezofsh pas vdekjes. “Keto jane reformat e sukseshme”. Ky eshte sistemi kapitalist i eger, primitiv dhe skllavo-feudal.
Tabelat jane te gabuara si per burrat dhe per grate. Grate ne 2017 dalin 60 vjec e 6 muaj dhe per cdo vit shtohen 2 muaj per moshen e dajes ne pension dhe 4 muaj per vitet e punes per te perfituar pension te plote. Burrat dalin 65 vjec derisa mosha e grave te barazohet me ate te burrave 65 pastaj dorritet perte dy gjinite sa te shkoje 67. Vitet e punes dhe per burrat jane te njejta me ato te grave
Deri ne vitin 2056 shqiperia nuk do te jet ne keto nivel.Rritja ekonomike do te jet shume e madhe dhe do ti permbys keto te dhen ku mosha e deljes ne pension do te sbres 60 vjet per burrat dhe 55 per grate. Per profesionet e renda edhe me poshte. Keto do te ngelin si nje relike e merzitshme.!
Shqiperia munde te behet nje dragua ekonomike karshi shtat dragojve te botes.!
Sigurimet shoqerore e shqiperi kane njerzit me te pa pergatitur qe te konfuzojne e te bejne lemsh e nuk te shpjegojne qarte asgje. Ata vetem te ngaterrojne e nuk te zgjidhin probleme . Ky dikaster duhet pushuar nga i pari te i fundit dhe te zevendesohet me njeez efikas e problem zgjidhes. Ata luajne me jetet e njerzve qe kane derdhur djerse e nuk paguhe si duhet. Burokracia ne kete dikaster eshte alarmante. Askush nuk do tja dije se cfare ben ky dikaster. Eshte per faqen e zeze te tyre dhe fatkeqesine e atyre qe jane ne dore te ketyre gjakpirsave.Turp tju vije me talljen qe beni karshi moshes se trete qe ka derdhur kaq djerese e i sorrollatni sipas tekave dhe inkopetences suaj.
O popull, kesaje pabarazie tej cperfytyrimit njerezore i shkon per shtat vetem nje proteste popullore ku te kerkohet heqja me ligj e privilegjeve ndaj grabitesve e te binjakezuarve me boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik qe vazhdojne te sundojne dhunshem ne te tre pushtetet,plus opozite e presidence,duke lene pas viktimave te eterve mijra viktima te tjera te pafajshe vetem nga lufta per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim. Te protestojme vellezer e motra ne emer te moralit e dinjitetit njerezore,dhe ti shkulim nga rrenjet deputetet keto ujqer e cakej qe ne dite e vite deri me sot me nje barre me krime mbi supe vazhdojne ti bejne karshillek drejtesise se superkorruptuar e te binjakezuar me boten e krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik duke u ricikluar ne te tre pushtetet,plus presidence e bere avokatine djajve. Mjaft eshte MJAFT. Sekuestrimi i pasurive prej miljarda dollaresh te ketyre palodeputeteve te vene me rruge sa korruptive aqe dhe kriminale nga fuqia e pafytyresise se pushteteve, do te na beje te mundur nje mireqenje si te gjitha vendet e zhvilluara te Europes, prandaj o popull mos hesht, PROTESTO.Plaku i Vlores Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Bej Qemali ka then;nje popull qe flene VDES,kurse nje femije qe qane RITET. PROTESTO ne rrespekt ndaj vetes, familjes dhe Shqiperise e botes ne progres njerezor.
Z.Aliu nga Selenica!
Zakonisht komentet i ke me objektivitet.Por ne kete rast gabon kur thua qe mosha e daljes ne pension do te bie.Ne kapitaizmun heorik teper social vec cka ti rrisin moshat e daljes ne pension.po kurr nuk gabojne me i ule.Ndersa sot burrat politikan alla shqiptare qe kujtojne se kane shtet.Nuk kane iden e shtetit shtet.Me kupto drejt.Te gjithe shkojne e falen te trupat diplomatike deri per ceshtje teper ordinere.(Ndersa ai,ai “diktatori” i thoshte:Po kur hype ne makine e ambasades jugosllave.Sllavishtja tu duk shqipe).Por po presim nese Vettingu do i ndihmoje separi te kuptojne cfare asht shteti dhe pastajza te ndertojne vertet shtetin shtet.
Pershendetje.