Tani që për Markun,
votimi u krye,
thamë se do të kishim,
ditë qetësie!
Dhe ditët në fakt,
janë goxha të qeta,
po shumë deklarata,
hidhen si raketa!
Duket kemi hyrë,
në faza finale,
LSI afron,
zgjidhje radikale!
Mona dhe Petriti,
për zgjidhjet mendon,
dhe vrasja e Ramës,
është një opsion!
Nga toni mendohet,
se do bëjnë namin,
po ç’lidhje ka Rama,
me Esat Toptanin?!
Esati që shiti,
trojet arbërore,
pasardhësit i ka,
në Shtëpinë Qëndrore!
Duket që për brirësh,
e kanë kapur demin,
dhe ç’ne LSI-ja,
me Avni Rustemin?!
Dimë që LSI-ja,
nuk e mban sekret,
dashurinë e madhe,
për Fron e për Mbret!
Po dimë gjithashtu,
që mbreti barbar,
Tribunin Avni,
në pritë e ka vrarë!
Mundet që ta quajmë,
ironi të fatit,
që qe mbret Zogolli,
nipi i Esatit!
Janë Luli dhe Sala,
pasardhësit e vet,
që i falën grekut,
gjithë atë det!
Nëse Titi ka,
një Avni Rustem:
“Rregullu shënjestrën!”,
seriozisht i them!
Këta falën detin,
trojet-mbret legeni,
ndaj duhet që Ramës,
jetën t’ja kurseni!
Nga këto zullume,
Rama nuk ka bërë,
ndaj plumbi i Avniut,
nuk ka pse ta zërë!
Thirrjet histerike,
ne s’i vlerësojmë,
po ndonjë të krisur,
mund ta frymëzojné!
Mund të derdhet gjak,
fiks në Shënëndre,
ndaj gojës së shkretë,
vini pakaz fre!
Bluaje dhjetë herë,
pasaj fjalën thuaj,
se dhe trim Avniu,
s’është i sojit tuaj!
S’është i sojit tuaj,
xhan-more Petrit,
dhe në gojën tuaj,
ai emër s’ngjit!
Arben Duka

MONAAAAAAA!!!!!!
Mbaja larte grykën kop-ures…
moj burrnesh,që kurre s’u tute
Ja kërreje, qe posht’ potures
Ja gjej tjetër vënd e fute!…
Kështu, të merr historia
(Pranë Esatit, kurrë nuk hup.)
Sot, të njohu Shqipëria
T’a gëzosh gjithë këtë turp.
Ndaj për turpin, unë do thosha,
T’ja ndërrojme e mrin që ka,
Të quhet, çiti Kodosha:
“Ilir,Mone, tralala!”
LULI DHE SALA JANE PASARDHES TE ENVERIT
SPIUNE TE SIGURIMIT TE DALE PREJ FERRIT
MONIKA, VASILI DHE LIKJA JANE DELENXHINJ
QE LUAJNE ME SHQYPTARET SI MACJA ME MINJ
PRANDAJ O BEJTEXHI MOS I BEJ LEMSH GJERAT
MOS KEQPERDOR FISNIKUN BASHKE ME DERRAT
Gjeja me e mire e pjellave enveriste eshte se ata jane gatuar qe ti hane koken njeri tjetrit si produkte te denje te “njeriut te ri” fryt i nje propagande idiote partiake, urrejtje per njeriun dhe per gjithcka nuk uniformohet me mendimin unik te partise.
Eh o beno iku kjo punë…ato që burrat si rregulluan dot u ngeli grave ti rrogullojën tani…të na rroj mona me partin e saj që na integroj rinin kaq mir sa të gjithë duan të ikin nga shqipëria…