Ndërsa shoqëria civile e mbështetur nga shumë qytetarë zgjodhi të protestonte sot para Kryeministrisë e ambasadës franceze, për të kërkuar zbardhjen e vdekjes së Florenc Beqirit në një spital në Marsejë, vjen edhe reagimi i ambasadës.
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, ambasada franceze shpreh ngushëllimet për familjen e Florencit dhe shton se ngjarja është nën hetim.
Ambasada sqaron se viktimës do t’i bëhet autopsia në ditët në vijim dhe do jetë pikërisht kjo ekspertizë që do saktësojë shkaqet që sollën vdekjen e të riut shqiptar, i cili dyshohet se u dhunua në kamp, e ra në gjendje kome.
Reagimi i ambasadës së Francës në Tiranë
“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë.
Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”.

‘Shoqja apo prostituta civile’ si nuk proteston per 4 te vraret e 21 Janarit,Gerdecit e mijera e mijera femije shqipetare te vrare e te zhdukur apo nuk di te vajtoje e mbaji zi ne traditat e gjuhen shqipe???????
Shoqeri civile e degjeneruar dhe shkerdhate.
Shifni se ndoshta Florencin dhe shume emigrantet te tjere ilegal i perdorin si minjte e laboratorit per te testu medikamente psiqike.Kjo mund te jete nje arsye qe ne ate vend ndalim ka patun mbi 7 raste nga emigratet pa te dret qendrimi per vetvrasje.Ndoshta jua japin ilaçet bashk me ushqimin.
Mafja Farmaceutike ka pushtet te madh ne Franc.