Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një grua, ndërsa dy të rinj shqiptarë janë në gjendje të rëndë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Forli, Itali ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën, duke sjellë edhe bilancin tragjik.
Gruaja e identifikuar si, Giuseppina Antonietta Magnogna, 77 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj që ishte edhe drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur.
Makina e dy italianëve është përplasur me një makinë ‘Volvo Station Wagon 70’, me të cilën po udhëtonin dy të rinj shqiptarë.
Përplasja mes mjeteve ka qenë shumë e fortë, duke sjellë vdekjen e gruas dhe plagosjen rëndë të dy të rinjve shqiptarë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 ambulanca, policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve për në spital, e ku gjendja e tyre është e rëndë.

NGREHUNI SE FAJI ESHTE I QEVERISE QE NUK I JEP NDIHMA ITALISE PER TE RREGULLUAR RRUGET!NESER NE OREN ……PARA KRYEMINISTRISE ?FTOHET TE MARRE PJESE EDHE TOTO LIKJA OSE NE MUNGESE TE TIJ MONIKA SIHANUK!