Dhurata sekrete që Florentino Perez i bëri Cristiano Ronaldos

DITA Online

 

Florentino Pérez lëviz letrat në dispozicion. Presidenti i Real Madrid po shkon drejt vitit të ri 2018 me çështje të pambyllura, të cilat ai dëshiron t’i zgjidhë sa më parë të jetë e mundur. Mes tyre shfaqet edhe CR7 me gërma të mëdha.

Ronaldo prej javësh e muajsh po kërkon një përmirësim të kushteve financiare të kontratës së tij me Real Madrid, që të mund ta vendosin atë në nivele të barabarta me më të paguarit në botë, si Messi dhe Neymar.

Cristiano nuk mund të pranojë se ndonëse ai është në majën e Botës, si 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, më i miri i porsashpallur, ndodhet poshtë rivalëve të tij sa i përket çështjes financiare. Një betejë të cilën CR7 e ka luftuar përmes menaxherit të tij, Jorge Mendes, që mund të përjetojë episodin e fundit gjatë majve të ardhshëm.

“Florentino Perez ka folur me Cristiano Ronaldo në lidhje me kontratën e tij dhe presidenti i Real Madrid i ka kërkuar portugezit që të qetësojë mendjen, duke i premtuar se do të takohen sërish bashkë në fund të sezonit për të zgjidhur situatën dhe në një mënyrë për të barazuar rrogën e tij me atë që ofron tregu, sepse aktualisht ai përfiton më pak nëse krahasohet me Neymar or Messi”, sqaron gazetari i emisionit radiofonik “Cape Cope”, Juanma Castaño.

Një rezolutë kjo që do të mbante Ronaldon të lidhur përjetësisht me Real Madrid, deri në përfundim të karrierës së portugezit në Europë, por njëherësh një premtim, përfundimi i të cilit mund të ndikohet tmerrësisht shumë nga rezultatet e Los Blancos dhe performanca e CR7.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Me pak fjale i ka thene RonaldEs qe :
    1-Do presim fundin e sezonit dhe do te shikojme ne se do ta ndihmosh ekipin per te fituar La-Ligen:
    2-E ka vene perseri nen presion per ndeshjen me PSG per te pare se sa i afte do te jete RonaldA per ta kaluar turin .
    3- Per ta gjykuar me mire do te shikoje se sa gola do te shenoje RonsldA deri ne fund te sezonit me fanellen e Realit dhe se ne cfare pozite do te ndodhet ne Klasifikimin si Golshenues .
    4- RonaldA ne 5.2.2018 behet 33 vjec ku Neymar ne te njejten dite behet 26 vjec por RonaldA. nuk do ta besoje se Ylli i tij ka filluar te Zvetenohet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *