Shënim: Pavarësisht se cila ministri e bën; a shiten 3 mijë m2 në Ksamil, sa një apartament Tirane?

editor

Qendra vrojtimi, pika të hapjes etj, janë terma ushtarakë që së fundi kuptohen më mirë si ish prona e troje të ushtrisë shqiptare, që janë privatizuar e po vazhdojnë të dalin në shitje. Përplasjet e sotme me akuza e kundërkuza mes ministrisë së Mbrojtjes (shiko, ministrit Imami) dhe deputetit socialist Taulant Balla lidhur me të dyshuarat si afera pas privatizimit të fundit të një sërë aseteve të ushtrisë, kishin të bënin me qëndrimin e Ballës se këtë proces të nxituar, Imami po e bën për të kapur ç’të mundë para se të ikë nga posti.

Dhe me përgjigjen e Imamit, se gjithë procesi i privatizimit, çmimet etj, janë në dorë të ministrisë së Financave, ndërsa ai nuk ka gisht hiç në këtë mes, megjithë dashakeqësinë e Ballës. Përtej kompetencave dikasteriale, megjithatë le të ndalemi tek një element i reagimit të fundit të Ballës: Një pikë vrojtimi ushtarake mbi Ksamil, me sipërfaqe 3 mijë m2 ose tre dynymë, po shitet për 11 milionë lekë. Pra, sa një apartament “i mirë” në Tiranë, nëse Balla nuk e ka pasur me lekë të vjetra. Dhe bëhet fjalë për një pronë të lakmuar të cilën pavarësisht se cila ministri e shet, po e bën pas zgjedhjeve që i ka humbur.

ResPublica

Share This Article
1 Comment
  • Imami te mos fshihet mbas Ministrise se Financave dhe Ekonomise,Ministria e Mbrojtjes eshte zoteruse e prones e ka ne kontabilitet dhe eshte pergjegjese para ligjit per tjetersimin e prones.Procesi eshte lene me qellim ne disa duar,pra dergohet prona te Ministria e Ekonom dhe Finances,del urdheri per komisionin e shitjes ,ku Ministria e Mbrojtjes ka antare,i gjithe dekumentacioni duhet te verifikohet nga Mm,dhe ne funde komanda qe e ka ne ngarkim bene firmosjen e kalimit te prones.Pra MM eshte pergjegjese por Imami ja ka kaluar kete pergjegjesi komandave qe vete te mos mbaje pergjegjesi.Nje pyetje per Z,Imami ne qofte se nuk ke interes dhe perfitime pse nuk ke ndermarre asnje nisem ligjore qe pronat qe ke jashte planit te perhapjes tja kaloje Ministris se Ekonomise,dhe pushtetit lokale po vazhdon te perdoresh me qindra ushtarak roje,me dhjetra punonjes qe bredhin zyrave te shtetit neper gjyqe per te zgjidhur problemet dhe te gjitha me urdherin tende.Sigurishte nuk po e permendim ShSh P,Gjynkshin se ai nuk ekziston,ai fillon te aktivizohet kur e marrin ne telefon te interesuarit per ta rrembyer pronen.Pse gjithe keto shpenzime per prona qe i kane te tjeret pronaret e vertet,kurse gadinat tashme nuk kane vlere,eshte nje pyetje per kontrollin e larte te shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *