Një shpërthim me eksploziv ka tronditur qytetin e Elbasanit duke vënë në alarm policinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan, në vendin e quajtur “Spaikorre”.
Burime nga policia bëjnë me dije se është hedhur një sasi e vogël piroteknike.
Fillimisht u raportua për persona të lënduar por, policia bën me dije se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa sqaron se forcat e FNSH-së ndodhen në këtë qytetet për sigurinë e festave të fundvitit.
Në vendin e ngjarjes mësohet se janë dërguar menjëherë forca të shumta policie dhe 3 autoblinda.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Informacion paraprak.
Rreth ores 19:58 në Sallen Operative ka ardhur një telefonate se në Lagjen “11 Nentori” në një rrugice midis pallateve është dëgjuar një shpërthim.
Me marrjen dijeni të njoftimit u shkua nl vendin ku u dha njoftimi ku u konstatua një gropë e vogel e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike.
Nuk ka deme në njerez apo dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
