Kapet hajduti i vjedhjeve nëpër spitalet dhe urbanët e Tiranës

Leda Hysa

Laert Zhupa autori i dhjetra vjedhjeve të kryera në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës.

Policia bën me dije se 41 vjeçari banues në Tiranë, vidhte telefona, portofola dhe çanta kryesisht nëpër spitale dhe urbanet e linjës.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 25.12.2017, rreth orës 19:30, në rrugën e “Dibrës”, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, dyshohet se i ka vjedhur një çantë me një sasi paketash në pronësi te shtetasit E.K., 16 vjeç, banues në Tiranë dhe një telefon në pronësi të shtetasit P.R., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: Çanta e vjedhur dhe tre telefona celular të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshtë:

Më datë 12.11.2017, tek kryqëzimi i rrugës “Bardhyl” me rrugën “Odise Paskali”, dyshohet se i ka vjedhur çantën me një sasi lekësh, në automjetin tip ” Ford ” shtetasit R. K.

Më datë 11.12.2017. në ambientet e spitalit nr 5 Tiranë , dyshohet se i ka vjedhur telefonin në pronësi të shtetasit A.Gj.

Më datë 15.09.2017, në autobusin e linjës së unazës dyshohet se i ka vjedhur portofolin shtetasit M.M.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *