Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit për zjarrëvënie të qëllimshme.
I arrestuari Erion Hasballa dyshohet ti ketë vënë zjarrin një makine tip Benz në përdorim të shtetasit F.L.
Ngjarja ka ndodhur më datë 24 dhjetor të këtij viti, në fshatin Qukës ku për motive të dobëta 22 vjeçari dyshohet t’i ketë vënë zjarrin mjetit tip “Benz” në pronësi të 26 vjeçarit dhe si pasojë, janë djegur pjesërisht sendiljet e mjetit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë.
