Londër, Rama takon Blair: Vendosëm piketat e para të qeverisjes

redaktor

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama është takuar sot paradite me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Toni Blair, me të cilin ka diskutuar për rreth 2 orë lidhur me piketat e para të qeverisjes. Pas takimit Edi Rama është shprehur:

“Është një kënaqësi shumë e madhe që takimin e parë pas zgjedhjeve, jashtë Shqipërisë, unë e bëj me një mik të madh, që përveçse çka njihet është edhe një pikë referimi e kahershme e imja dhe e jona si Parti Socialiste. Ndërkohë jam shumë i lumtur që kjo fitore na jep mundësinë të kemi ndihmën e një miku të madh, një kryeministri që ka lënë gjurmë në historinë e Anglisë dhe të botës mbarë dhe e një njeriu që nuk harron asnjëherë të përsërisë se është një mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Nga ana e tij Toni Blair ka thënë:

“Së pari, dua të uroj Edi Ramën për fitoren e tij të jashtëzakonshme. Ky është një moment i duhur që Shqipëria të bashkohet me qeverinë e re dhe me programin e saj të ri. Jam i sigurt se ekziston një vullnet i madh në komunitetin ndërkombëtar për t’i uruar qeverisë punë të mbarë dhe të jetë e suksesshme. Sfidat e vendit janë shumë të mëdha, por unë e di se ka një vendosmëri të jashtëzakonshme për t’i kapërcyer ato. Si dikush që e konsideron veten një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve ne jemi të lumtur t’ju ndihmojmë me mundësitë tona më të mira. Dua t’ju uroj juve z. Rama gjithë të mirat, duke ditur sesa punë e vështirë është të jesh Kryeministër. Fat të mbarë dhe duhet të dini se gëzoni një mbështetje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar që të realizoni me sukses këtë detyrë”.

 

***

Takimi ne Londer

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka nisur një vizitë dyditore në Londër, të cilën e ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Ne aeroportin e Londres, ku sapo zbritem per takimin e punes neser me kryeministrin Tony Blair dhe ekipin e tij” shkruan Rama.

Ky takim pason atë të muajt maj, nga ku Rama mori gadishmërinë e ish-kryeministrit britanik Blair për të këshilluar Ramën nëse ai fitonte zgjedhjet. Lajmi i gadishmishmërisë së Tony Blair për të këshilluar Ramën u komentua në menyrë të ndryshme nga gazetat si në Londër, po ashtu edhe në Tiranë.

Por Rama e ka sqaruar këtë situatë me një deklaratë ku tha se: “Ka një ngutje të madhe, të kotë për të bërë krahasime mes Blair-it dhe Podesta-ve, që paguhen me paratë e shqiptarëve për të dezinformuar opinionin ndërkombëtar dhe për të zbukuruar imazhin e një qeverie të korruptuar deri në palcë”.

Më tej ne deklarimin e tij Rama u shpreh se  “Të jeni të sigurt se vullneti i Blair-it për të ndihmuar Shqipërinë nuk ka çmim për të mirat që do sjellë. Ndërsa kontrata nuk do të rëndojë hiç fare mbi buxhetin e shtetit dhe të publikut”.

Tani që Rama është konfirmuar si kryeministri në ardhje i vendit ky takim merr një rëndësi të veçantë, pasi pritet të diskutohet me terma konkretë se ku do të konsistojë ndihma e Toni Blair për kabinetin Rama.

Krahas njoftimit të postuar në Twitter, Rama ka publikuar edhe një foto në terminalin e aeroportit ku disa bashkëdhëtar të linjës Tiranë-Londër e kanë ndaluar për të patur një foto me kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Sakaq gjatë qëndrimit Rama është ftuar nga gjigandi mediatik britanik BBC për t’u intervistuar në emisionin ‘Hard Talk’. Formati këtij emisioni është i ndërtuar pyetje-përgjigje dhe të ftuarit janë lider botërorë.

Neser takime ne Rome

Kryeministri në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama do të jetë nesër në Romë për takime me kryeministrin italian, Enrico Letta dhe ministren e Jashtme të Italisë, Emma Bonino.

Siç bën të ditur agjencia zyrtare italiane e lajmeve Ansa, kreu i Partisë Socialiste shqiptare pas fitores në zgjedhjet e qershorit do të vihet në krye të qeverisë në muajin shtator.

Bëhet e ditur që Rama do të marrë pjesë nesër në mëngjes edhe në një takim në Fondacionin e Massimo D’Alema-s “Italianieuropei” (Italianë europianë).

***

Rama në Londër, sot takohet me Tony Blair

Kryeministri i zgjedhur i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar pasditen edjeshme drejt Londrës. Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se shefi i mazhorancës së re do të zhvillojë një takim pune me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, i cili do të jetë edhe këshilltar i qeverisë socialiste. Lajmin e mbërritjes në Londër, kreu i PS-së e ka publikuar në profilin e tij në Twitter, duke publikuar edhe një fotografi në aeroport, shkruan se nesër do të takohet me Blair. “Ne aeroportin e Londrës ku sapo zbritem për takimin e punës nesër me km Tony Blair dhe ekipin e tij”, shkruan Rama.

Share This Article
16 Comments
  • Ekipin e Rilindjes me Edin ne krye, i ka te gjitha portat e hapura, per te shenuar ” Gol ” ne faror te shqipetarve. Z. Edi takon politikane qe kane bere epoke, te seres si Tonny Blair, kurse Saliu takonte Arkandin, Fazllicin e seren e tij, te tipit Tonny por te tipit Tonny Montana. Toc.

    • Me fal ka takuar ish kryeministrin e Anglise te para 8 vjeteve ????? Ky po qe i paska te gjitha dyert e hapura ….

  • Kryeministeri i ri z.EDI RAMA tani i dalin shume detyra perpara popullit qe e votoj bindshem, takimi , dhe shkembimi i ideve dhe pervojes, nga kjo figure e madhe poltike , , besoj se do te jete nje dobi e madhe, ne te mire , te vendit i cili ka shume nevoje per kapercimin e krizes economico politike.

  • Bravo z.Rama ky njeri do bej histori ne kete vend te bekuar,jo si Salushi si e katandisi kete vend sikur te jete ne Kandahar.Por dhe nje gje duhet te beje qe tu tregoj vendin te gjithe shpures se Salushit qe kaperdisen si gjela.

  • Toni Bler,sapo ta mare vesh se ka ardhe Edi tia mbathe ne Amerike.

    Pasi me programin e Edit,qe do te beje autostrade te kalter,Mali i Zi-Greqi,pra rruge paralele ne kulmin e krizes boterore.

    Eshte njelloj sikur te kerkosh te besh karroce dore me rrote katrore.

    Pasi e con borxhin publik kombetar nga 63% ne startosfere.

    E as ne mijevjecarin e kater nuk e paguajme dot me.

    Qe i bie te behemi me zi se Qipro.Te behmi zi,zi sterre.

  • Jam i djathte, jam antare i PD-se qe ne themelimin e saj, Uroj megjith shpirt Edi Ramen dhe PS te kene sukses ne punen e tyre per te miren e Shqiperise dhe te te gjith shqipetarve.

    • O Fleks,na rrufsh per dimer se per vere rruhemi vete!Akoma nuk keni lare surratin nga bajga qe ju hodhi populli ne 23 qershor,ndaj QEPENI HALENE!

  • Se pari ai tani per tani eshte deputet si dhe kryetar i partis socialiste.Se do behet kryeminister dihet.Edhe Berisha pat takuar Bushin e vjeter dhe ai i fali nje stilograf.Duket rendsia qe i kan kushtuar kur daljen e bene aty ku dalin te gjith pasagjert.Besoj keni harruar se ka shqiptar qe e dine shume mire vendin ku ka bere foto.

  • kjo puna qe quajne kryeminister pa u vendosur simbas te gjitha kritereve mos eshte ndo nje lloj rrumpalle.Ethem kete sepse nuk jemi fise zulush qe kush e fiton dyluftimin shkon tribume tribu duke rrahur gjoksin si gorrill dhe bertet une jam mbreti.Ja large qofte si puna e adhamudhit hengri buk e fiq dhe…… nuk ma nxe goja sepse eshte gjithe ajo bina e gjate si do ti behet halli do bejme zgjedhje te reja.me avashllek duan keto pune dhe jo per inat te komshiut.Kryeminister te behet dhe sukse por simbas rregullave dhe ne kohen e duhur pa patur frike se del shtatanik.

    • Ti Mark dhe Baca e Malsise te dini nje gje .Koha e rrumpalles se Saliut ka vdekur dhe fara qe mbolli ne Shqiperi do te thahet shume shpejte .Nese jeni pjese e tije vraponi sa me shpejte te shpetoni se nuk keni kohe .
      Eshte e vertet qe dhe Saliun e kane pritur figura te medhaja te botes.Kjo jo per mencurine e tije ,se e dinin kush ishte Pionjieri i komunizmit ,por per te perkrahur kete popull qe gjithmone syte i ka mbajtur nga Perendimi .Ata e dine tashme se si duhet operuar me Qeverin e re .Shqiperia nuk eshte me ne udhekryqin qe e mbante Saliu .As Lindje e as Perendim njesoje si Hoxha e Ramizi.Fytyra e shqiptarve eshte kthyer realishte nga Aleatet Perendimor dhe ndryshimet do te jene te medhaja .Kjo nuk eshte vetem merita e Rames qe i rrezistoje luftes jo te ndershme te kryemashtuesit me te madh qe ka njohur politika shqiptare ne keto 23 vjete.
      Mos u merakosuni se cfare do te beje Rama .Rama ka dhe do te kete popullin me vete qe do tja lehtesoje punet per ta sheruar Shqiperine.Ai e di shume mire se vota e 23 Qershorit eshte shuplak per ata qe shkojne kondra rruges se zhvillimit e te integrimit .Piketat e paravena tregojne sesi do te qeveriset.Do te dalin ne pahe ata qe jane te zote dhe patriot te ketije vendi ,ndryshe te lene karriken e te punojne diku tjeter .
      Ska me te ngresh dy gjithta apo te bertasesh per Rilindje qe te mbash te ozurpuar vendin e punes qe kane te bejne me fatet e vendit .Jam i bindur se keshtu do ndodhi .Ata qe do lakmojne te tilla vende do te mendohen e peshohen mire .

  • Eshte me e lehte te fitosh pushtetin sesa te lesh emer te mire duke udhehequr.Harram ta kene ata qe mashtrojne kete popull te vuajtur.Zoti ti denoje atje ku ata mos ta mendojne per ato qe kane bere ,Ky popull meriton me shume. Rama bashke me ekipin e tij e ka shancin.E para cilesi duhet te jete ndershmeria. per kete qeveria duhet te jete transparente.

  • Ore ne votuam per Ramen apo per Toni Blurin.??? Mos doni qe anglezin ta beni si zevendes kryeminister dhe ta merrni ne mbledhje qeverie ashtu si Berisha serbo-boshnjakun Bamir Fazllicin ??Rama me sa duket nuk di nga tja nisi dhe shkon e kerkon ndihme ne Angli,Edhe Berisha do takohet pas nje jave me plakun Bush qe ta pyesi se si te sillet ne opozite,,,mos doni te merrni programe te gatshme se me ate te rilindjes nuk do ja dilni dot???shqiperia nuk eshte Angli se ata jane 500 vjet para dhe ne 50 vite anash saj…Ne fund mos harro ti marresh stilografin ashtu si Saliu beri me Klintonin ,I urojme Edi Rames te mos beje gabimet e doktor malokut

  • Sali Berisha/Fatos Nano/Edi Rama:Keta te tre do te jene figurat historike te Shqiperise,qe seicili do te kete nje liber ne epoken e zhvillimit te vendit:Une do ti percaktoja keto tre figura me pak rreshta keshtu:
    Sali Berisha:Shume dinamik por me zero strategji!!!
    Fatos Nano: Shume strategji por jo dinamik
    Edi Rama: Shume strategji dhe shume dinamizem,por fatkeqesisht erdhi shume vone ne krye te vendit;erdhi ne nje kohe,kur demet I jane bere Shqiperise ne shkallen katastrofike,kur arka e shtetit eshte bosh,kur korrupsioni eshte bere norme,kur rruga I dikton shtetit ligjet e rruges,kur qytetet u cperfytyruan,kur fshati u rrenua…………kur,kur …mijera kur qe mund ta bejne Ramen te corientohet e te ece kuturu!Larg qofte!

  • doktori:Me vjen mire qe ke arrit ti kuptojsh kta tre burra shteti.Berisha dhe Nano I provuam.Po Rama nuk eshte provuar ala per drejtues shteti.Ne se Rama punon ashtu sic beri ne bashkin e Tiranes do te jen ma keq se Nano e Berisha.Pra ju si psikolog delni zero ne se nuk jeni qe tani.

  • mark.uk ku i ke provuar ti serbin sali dhe grekun nano se na qenkan burra shteti,mos te kane palluar valle motren nanen gocat ndoshta dhe ty vete personalisht,po ti ke fazllicin qe thuajse ka prona e toka ne gjith shqiperine,apo i thua burreri se i shiti detin grekut e shume e shume ndyresira qe kan bere keta dy plera bashke marreveshja e ketyre 2 bastardeve qe ti i admiron eshte akoma dhe sot aktive,keta po te ishin sic i quan ti burra shteti shqiperia do ishte ndryshe sot,po ti more mark.uk bushtra ke 16 vjet qe jeton jasht shqiperise car gopin e somes don ose din ti se cbehet ketu ne shqiperi apo futja kot,ti je mendje e kalbur njri i maru ti ke hik per lesh or njeri me fiksacione,meso te shkruash ordiner,e dim se cmilitan bthq e i thekur qe je po te pakten fol 1 here sic duhet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *