Kanceri, 10 këshilla si mund ta luftoni

Pranvera Kola

Krahas trajtimeve të specializuara mjekësore, mjaft e rëndësishme në parandalimin dhe reduktimin e mundësive për t’u prekur nga kanceri, është edhe ndjekja e disa rregullave praktike në stilin e përditshëm të jetesës, ushqimeve që zgjedhim të konsumojmë dhe kryerejes së aktiviteteve fizike.

Specialistët e shëndetit publik kanë listuar dhjetë rekomandimet që duhet të ndiqen për të luftuar sëmundjen e kancerit.

Konkretisht, pjesë e këtyre këshillave është ndalimi i konsumit të duhanit, i cili gjithnjë e më shumë po shton përhapjen e kësaj sëmundjeje, kryesisht kancerit të mushkërive. Po ashtu, nuk duhet të neglizhohet edhe reduktimi i yndyrave, apo sasisë së sheqernave që duhet të merren gjatë ditës. Për këtë këshillohet që të konsumohen sa më pak ushqime të përpunuara, të cilat janë të ngopura në yndyra që treten me vështirësi nga organizmi.

Për të mbajtur larg këtë sëmundje nuk duhet që të përdorni suplemente dietike. Këshillohet që të shtoni gjatë ditës sa më shumë konsumin e frutave dhe të perimeve,si dhe të mos neglizhoni kryerjen e aktiviteteve fizike.

Ja çfarë duhet të bëni?

  1. Duhet t’i thoni jo duhanit.
  2. Ruani peshë të shëndetshme.
  3. Kufizoni kripën dhe ushqimet e përpunuara.
  4. Kufizoni sa më shumë të jetë e mundur sheqernat dhe yndyrat.
  5. Duhet të pakësoni dozën e ushqimeve me prejardhje shtazore.
  6. Kërkohet ekskluzivisht ushqyerje me gji deri në 6 muaj.
  7. Nuk duhet të neglizhoni kryerjen e aktivitetit fizik për të paktën 30 minuta në ditë.
  8. Duhet t’u thoni jo suplemneteve dietike për parandalimin e kancerit.
  9. Duhet të hani më shumë perime, fruta dhe drithëra.
  10. Pas trajtimit, të mbijetuarit duhet të ndjekin me përpikmëri rekomandimet e dhëna nga mjeku në parandalimin e kancerit. p.k/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *