Edon Hasani ka firmosur me Çeahlaul Piatra Neampt të Rumanisë, duke qenë pranë nisjes së një aventure të re, pas asaj me Liteksin e Bullgarisë. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari, i cili ka bërë të ditur edhe se sot do të bëhet prezantimi me skuadrën e re. Hasani ka nënshkruar kontratën trevjeçare dhe mezi po pret debutimin në kampiona, kundër Steauas së Bukureshteti. Ai u duk pranë kalimit te Jagiellonia e Polonisë, ku tashmë është edhe sulmuesi Bekim Balaj, pasi kaloi disa ditë në provë atje. Sipas gazetave bullgare, Hasani la përshtypje të mira dhe klubi ishte gati ta merrte, por gjëra kanë ndryshuar me shpejtësi. Trajneri i Çeahlaulit, Vasile Miriuca është shprehur tepër i kënaqur nga blerja e mesfushorit shkodran, të cilin e sheh si zëvendësuesin ideal të brazilianit Aitor. “E kam parë dhe më ka pëlqyer shumë, ashtu si dhe presidentit”, thotë trajneri. “Bëhet fjalë për një lojtar të mirë, agresiv e luftarak në fushë”.
