Për shkak të mizorive të kryera kundër serbëve në Bosnje gjatë luftës së viteve ’90, mori nofkën “Zonja e jetës dhe e vdekjes”.
Azra Basiç ishte pjesë e forcave boshnjako-kroate gjatë konfliktit gjakatar. Nofkën e fitoi pasi në kampet me civilë serbë të burgosur ishte ajo që vendoste se kush jetonte dhe kush vdiste, e nëse ishte vdekja, vdekja realizohej në mënyrën më mizore të mundshme.
Sot 58 vjeç, Azra u dënua nga një gjykatë boshnjake me 14 vite burg, çka e bën atë të parën gruan të ndëshkuar kaq ashpër për krimet e realizuara gjatë luftës me serbët.
Dëshmitarët në procesin gjyqësor thanë se shpesh Azra u ngulte një kryq në kokë të burgosurve serbë, në një rast detyroi njërin prej tyre të pinte me zor benzinë para se t’i vinte flakën duarve dhe fytyrës së tij, ndërsa shumë herë të tjera detyronte të burgosurit që të zvarriteshin lakuriq mbi copa xhami të prera.

Kjo moster duhej denuar me burgim te perjetshem,dhe jo me 14 vite burg per torturat dhe krimet makabre qe i ka bere roberve te luftes.Ne kete shikim lind pyetja si i shetoje kjo vrasese seriale Gjykates Nderkombetare per krime lufte ne Hage?Turp dhe bashkefajesi sebashku per gjykatesit qe dhane ate vendim qesharak ndaj nje superkrimineleje.
Mire u ka ba krimineleve serbe.
Kjo duhej varur, nje kriminele qe nuk mund te justifikohet nga krimet e njejta qe bene dhe serbet .
Robi eshte rob.
historirat e ruseve dhe sllaveve per trimerirat dhe vuajtjet jane te bukra e mallengjyese.
edhe kjo e tille eshte perndryshe s’kish pse ti shpetonte Hages.
Ashtu sic i “shpetuan” Hages “shitesit shqiptare te organeve te civileve serbe” te shtepise se verdhe. ne akuze te te cileve perktheu lulzim basha.
Po per masakrat serbe cfare thuhet…. nuk kane bere…. e ku ne Bosnje 7 mije vete te vrare e masakruar pleq, gra, femije burra me nje te rene te lapsit.
Pasi kane “denuar” te gjithe kriminelet SERBE, tani po denojne ata Boshnjake, se shpejti do te shikoni edhe ne Kosove kete proces te ndyre ne mbrojtje te sebeve.