MOÇALISHTE ZHABASH

redaktor

Tej intervistës së zotit Kirka botuar dje në DITA, shpesh të krijohen ca përshtypje vërtet të trishtuara për katundin ku jetojmë. Herë-herë të duket se gjithçka ngjanë me një moçalishte të madhe, ku edhe nëse mundohesh të gjesh dikë larg moçalit, gjithsesi zhabë do të jetë. Edhe nëse mundohesh të dëgjosh një zë ndryshe, pak më të ëmbël a pak më të çjerrë, sërish zukatje zhabe ka për të qenë. Ky dënim për të jetuar në moçal, natyrisht ka shpjegimet e veta. Ata që erdhën në pushtet, pas viteve nëntëdhjetë, duke dashur të mos dënohen krimet e komunizmit, tinëzisht nuk hapën asnjë dosje. Si rrjedhojë e një kursi të tillë, sot jemi para një paradoksi ku njerëzit, ose së paku shumë prej tyre, vështirë se i dallon qartë nëse janë pak viktima a pak persekutorë, pak të pastër a pak të baltosur, pak prostituta a pak të virgjër, pak të mirë a pak maskarenj, pak fisnikë a pak hileqarë që fshehin të kaluarën e tyre. Kjo politikë djallëzore, ku të gjithë duhen të ndihen edhe fajtorë edhe të pafajshëm, edhe llafazanë pa fund edhe gojëkyçur, i ka dhënë frutat e veta. Ne sot kemi një shoqëri të frustruar, ku të gjithë “flasin” dhe të gjithë kanë frikë nga ato që thonë. Intervista e djalit të Kristo Kirkës, zbuloi disa të vërteta tronditëse të një shoqërie të gjymtuar në moralin e saj. Emrat që ai përmendi nuk janë anonimë. Ata emra pasqyrojnë fatkeqësinë e kësaj shoqërie të pa pastruar, që vjen nga mos hapja e dosjeve, (viktimë e të cilës padrejtësisht mund të jenë konkretisht edhe ata). Ata emra pasqyrojnë pozicionin e dyzuar të shoqërisë, në shtrirjen e saj në dy kohë të ndryshme, ngërçin e saj, ose më saktësisht, tregojnë se kur një shoqëri nuk ndahet edhe publikisht edhe ligjërisht me të kaluarën, ajo është e kapur në kurth dhe sado që të mendojë se mund ta ketë lënë pas këtë të kaluar, ajo është prezentë kudo. Nuk mund të ndërmarrim absolutisht vërtetimin e atyre që thotë z.Kirka, por qëllimi i përmendjes së emrave të tyre në këtë shkrim, është “hamendësimi” dhe “lidhja” e disa akteve të tyre të djeshme (të dëgjuara) dhe disa veprimeve të tjera nga e sotmja e tyre (të para), lidhje këto që nuk mund të (mos)merren si të mirëqena.

Së pari, në atë intervistë përmenden si të lidhur me fijet e ish sigurimit të shtetit, katër emra, Amik Kasaruho, Elsa Ballauri, Artan Hoxha dhe Preç Zogaj, tre të parët me fakte nga vet autori i intervistës dhe i katërti, nisur nga ato që janë thënë në shtyp për të. Kjo është një akuzë që askush nuk duhet ta mbante mbi supe dhe për me tepër këta katër, tre prej të cilëve merren edhe me veprimtari aq të fisme, siç është poezia. Të kesh gabuar në atë kohë, në rrethana, a një moshë të caktuar, nuk është mëkati më i madh. Mëkat është të heshtësh në njëzetë e ca vite. Kjo s’duhet të ndodhte, edhe nëse këtë gjë se kërkonte askush. Njeriu nuk duhet të iki nga kjo botë me mëkate mbi vete. Askush nuk e detyroi Gunter Grass të thoshte se dikur, kur ishte fare fëmijë, kishte bashkëpunuar me nazizmin, por ai e tha. E tha që shpirti i tij të gjente paqe dhe shoqëria të merrte një mësim të lartë morali. Deri sa nuk i kishe “ngacmuar” askush këta katër, ata kanë heshtur, ndërsa tani ka dy rrugë për ta. Ose të ngrenë zërin ulëritës deri sa të gjejnë edhe rreshtat e fundit të dosjeve të tyre dhe kështu edhe vet shoqëria do kishte një shtysë më shumë për të hapur jo vetëm dosjet e tyre, ose ata të vazhdojnë të mendojnë se jetojmë në një moçal ku të gjithë kanë diçka prej zhabe. Druaj se do të ndodhë e dyta, (më saktë është duke ndodhur) dhe nuk ka asnjë shans që ata t’i bëjnë “harakiri” të kaluarës së tyre.

Së dyti, duke pasur në sfond akuzat ndaj tyre, nëse i hedh një sy veprimtarisë së tyre të pas nëntëdhjetës, kam frikë se gjen ca përkime të çuditshme edhe me të kaluarën e tyre. Askush nuk ka pse t’i gjykojë për qëndrimet e tyre në demokraci, por kjo lidhje e “supozuar”, jep të drejtën që “të preket” privatësia e tyre dhe disa gjëra t’i shikosh tek ata me dyshimin si për dikë që “e kanë mizën nën kapele”.

Amik Kasaruho, ka marrë plagë nga diktatura dhe kjo nuk duhet të lejonte atë që në ndonjë rast të mos i shikonte plagët e tjerëve në demokraci, përkundrazi duhet ta bënte më të ndjeshëm, kur shikonte diku vrasje të pafajshmish. Para se mundohej të justifikonte krimin e shtetëror në 21 Janar, duhet t’i hidhte sytë pak më tutje dhe të shikonte lotët e një fëmije që mbeti pa baba. Ky fëmijë, duhet t’i kujtonte atij një fëmijë tjetër, pikërisht atë vet, rreth gjashtëdhjetë e ca vite më parë që derdhte lot të tillë dhe pas kësaj të paktën duhet të heshtte. Lotët e pafajshëm janë të njëjtë në të gjitha kohërat, por mos vallë shpirti i tij mbetur peng diku, nuk e lejoi të sillej ndryshe, qoftë edhe në këtë rast? Le të mos e besojmë këtë gjë.

Elsa Ballauri, ka mbajtur për tërë këto vite një pozicion komod që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, një organizëm jashtë partiak, por kjo nuk e ka penguar atë të sillet shpesh si partiake, madje edhe në prag të 23 Qershorit, të pozicionohet në krah të së djathtës. Gjatë gjithë kohës, ajo ka qenë e kujdesshme që të tregohet e ashpër për shkeljet e njeriut, kur  në qeverisje kanë qenë të majtët dhe ndryshe është sjellë kur kanë qeverisur të djathtët, kur dihet se shkelje, deri në përdhosje, ka pasur edhe nën qeverisjet e djathta. Mos vallë ky diferencim i saj, ka lidhje me diferencimet që bëheshin dikur, kur nëse besojmë z.Kirka, edhe familja e saj ka marrë pjesë?

Preç Zogaj, është mundur të bëjë një “larje të vetvetes”, po ndryshe nga të tjerët, ai ka një veçori tipike. Është politikani që nuk i kanë gjetur të ndenjurat vend kurrë. Këtu nuk është fjala tek pozicioni i tij si intelektual, ku ai jo domosdoshmërisht duhet të ketë mendime të pandryshuara, por fjala është tek pozicionimi i tij në lidhje me pushtetin, si inspirues për t’u bërë pjesë e tij. I ka provuar të gjitha pushtetet dhe pas kësaj, ligjërimet e tij intelektuale ngjajnë jo shumë të besueshme, por thjesht si ligjërime sezonale që harrohen shpejt. Mos vallë edhe ky ende nuk e ka hequr nga kurrizi peshën e dikurshme?

Artan Hoxhës i është thënë ish spiun dhe ai ëndërroi dhe të provoi karrige ministri, vazhdon t’i thuhet po ashtu dhe ai gati preku karrigen më të lartë të shtetit. Pas kësaj, a mund të themi se ndoshta ai është krejt i pastër? Apo ndoshta ai e njeh mirë moçalin ku jetojmë dhe e di se në asnjë moçal nuk mund të pretendosh të pastrohesh, sepse uji është po ai dhe zhurmat e zhabave po ato?

Është detyrë e emrave që u përmendën nga zoti Kirka, por edhe shumë të tjerëve që jo vetëm ta çlirojnë veten nga e kaluara, por edhe pjesën e pastër të kësaj shoqërie ta pastrojnë nga imazhi i kënetës dhe zukatja e zhabave.

Share This Article
14 Comments
  • Me respekt per autorin e shkrimit do me lejoj te pyes se per c’te kaluar e keni fjalen zoteri? Per te Ali Pashes, te Ahmet Zogut, te Enver Hoxhes, te Sali berishes, apo te te gjitheve bashke? Loja me te shkuaren, zhvillohet vetem per te fshehur krimet dhe gabitjet e te sotmes, te cilat kane vetem nje lidhje te dhimbeshme me te shkuaren: Psikologjine mesjetare te sulltaneve tane. Po qe se nuk do vihet te pakten njeri prej tyre, perpara pergjegjesise ligjore, kjo pune keshtu ka per te vazhduar pambarim dhe ne do vazhdojme te krenohemi me historine tone te pjerdhur.

  • Pyetja qe me vjen ndermend eshte a e ka fituar pafajsine ky z. Kirka? Ne rast se jo, pse? apo mos ka frike se e kane denoncuar njerezit e shtepise se tij? Kjo loje endyre me te shkuaren per mendimin tim zhvillohet per te mbuluar krimet e shumfishta te soteme. Kush jane denoncuesit dhe spiunet e sotem. Po dekorimet e agjenteve te serbit e grekut te bere nga drejtuesit e sotem kujt i sherbejne? Kush e mba pergjegjesine per gjendjen aktuale? Pse deri me sot asnje agjent i sigurimit nuk eshte vene para drejtesie, mos kane vepruar vetem konforme ligjit?

    • nuk po te marr vesh ne se ti e ke fjalen qe duhet te viheshin para ligjit per krimet e tyre drejtuesit e diktatures komuniste dhe veglat e tyre deri tek operative e Sigurimit qe rrihnin, vrisnin, internonin e te tjera, apo vetem per bashkepuntoret shumica e te cileve ishin te detyruar.

  • Wistemi i komunizmit nukmka funksionuar nga Hoxha. Shumica e te ersekutuarve kane qene te favorizuar nga politika dhe futten te tjeret ne burg. Kur e pesuan vete harruan ckane bere. 21 Janari dhe vete djegja e dy te persekutuarve ne helb ishte nje nxjerrje ne ah e moralit te vertete te shoqerise shqiptare ku niveli me i ulet fatkeqsisht ishin intelektualet, artistet dhe pr ofesoret

  • Me e pakta qe mund te bejne keta te 4 dhe te tjeret si keta, eshte mos te dalin ne ekrane tv-eje dhe te na bejne moral.Amik Kasaruho mbas kesaj akuze te z.Kirka duhet te largohet ose ta largojne nga presidenca,dhe ti hiqet dekorata “nderi kombit” per rezistenc kunder komunizmit,mbasi faktet flasin per thyerje jo rezistenc.,

  • misamaras mos fol me se e prish intelektualet e vendit tone jane degraduar plotesisht sepse jane ata qe kane qene ,,,fillo qe nga drejtesija qe i ke nga gjashtedhjete e larte i mbushet mendja nje tridhjete vjecari sot se keta jane te paster dhe per drejtesi jo kure keta jane turpi i kombit keta veprojne mete njejtat me toda si ne kohen e qenit ky tjetri me qen akoma ,,perfundimisht denohet ai qe vjeth hekura qe te mbaje femijet me buke dhe gjyqtari me nje roge shteti ka makine dhe vile qe nuk e ka nje lord angles mire na beni sharlatane dje na shkateruat neper burgje sot po na pini edhe ate pak gjak qe na ka mbetur ,,,.edi rama i mallkuar mbec per jete nese nuk ju gjen vendin ketyre shushunjave qe po i pine edhe ate pak gjak qe na ka mbetur pa drejtesi ne drejtesi nuk ka drejtesi qafen thefshi sharlatane ojet e popullit do tu zene

  • Shume padrejtesi kane ndodhur ne Shqiperi, por Znj. Ballauri e kam pare te mbroje vetem te drejtat e homoseksualeve.

  • Medet çfarë kënete e qelbur….Dhe na dalin në Tv sikur janë figura të nderuara! Hapni dosjet, të biem rehat!

  • Debati dhe shkrimet qe vijojne jane pa asnje baze.
    Z.Kirka kishte “dokument”- sic e lexova- vetem – me tha filani, i thashe filanit, tundi koken filani.
    dhe pertej ketyre akuzave, ndihej inati pse nuk qe dekoruar ai.
    Dhe, mendoj se nuk eshte z.Kirka masa apo etaloni qe na percakton kush jane spiune dhe kush jo.
    di nje rast qe nje ish i perndjekur, nga libri i Nafiz Bezhanit, vdiq pa e mare vesh qe nuk ishte spiun, pasi iu hodhen ne fyt – je spiun, je spiun. Ndersa, kur u hapen dosjet e tij, siopas Nafiz Bezhanit, doli qe nuk kishte qene kurre.
    Ndaj, me gjithe respektin per mllefin e artikullshkruesit, do ishte mire te flitej me nje dokument perpara syve. eshte e lehte te fyesh apo anatemosh tjetrin. te hapen dosjet dhe te vendosen kritere per njerezit. por te hapen dosjet edhe per ermat e hetuesve, krimineleve, xhelateve, atyre qe qene ne skuadra pushkatimi. Sepse deshmite nen tortura nuk njihen qysh ne shekullin XV. Mund te firmosin nen tortura, por kur nuk kane bere kurre punen e spiunit, si mund ta quash spiun tjetrin pa gje te keq? Po te hapen dosjet, clirohet e gjithe kjo semundje…

  • lutfi & co qe keni komentuar pak me siper : jeni shume konfuze,,,,,,,,sidomos ti lutfi mos valle ke hong japrak me gjethe lazarati…….?????????? po si more mendoni qe vepronte edhe mbahej ne kembe I gjithe sistemi diktatorial………..?????????? neper arkivat e shtetit do te gjesh shume pak dosje se shumica jane eliminuar,nga ata qe nuk donin qe tu merrej vesh e kaluara,akoma jeton nje rreth vicioz ne shqiperi ku ish spiunet edhe punonjesit qe mbajten diktaturen ne kembe, jetojne me mire nga shumica sepse kane perfituar nga sistemi edhe nga njohjet me njeri tjetrin midis tyre, keshtu qe mos te dilnin te palarat ne shesh ata kane ndihmuar njeri tjetri edhe vazhdojne ta ndihmojne.ku mendoni se u zhduk e gjithe ajo kategori spiunesh,,,,,,,,,,??????????? z, kirka nuk e ben kete gje per dekorim sepse nuk I hyn ne pune aspak ajo medalje e dhene nga pushteti “demokratik I katovices”,,,,,,,po uk u happen dosjet qe ta marrim vesh te gjithe se nga kush drejtohemi ose jemi drejtuar , nuk ka ecje perpara……!!!!!!!!!! ish spiunet me dosjet qe I kane pervetsuar me pare ne koheherat e rremujave kercenojne ata qe kane bere karriere per te patur edhe ata akses ne “torten” qe po shijojne te gjithe ata qe jane maskuar me shume kujdes deri tani………….hapja e dosjeve nuk do te thote hakmarrje por pastrim te pushtetit nga kufomat e te kaluares komuniste,,,,,,,,dhe nga kjo gje do te perfitojne brezat e rinj qe do vine me pas .askush nuk do te punoje me fike se mos do ti dale ne shesh e kaluara por do te japi maksimumin ne pune sic bejne te gjithe popujt e vendeve te lira demokratike…………..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • ZOTERIA NE FJALE KIRKA PO KERKON LUFTE CIVILE NE SHQIPERI ME KETO DEKLARATA QE BEN,DUKE AKUZUAR NJEREZ PA FAKTE POR VETEM ME SUPOZIME.PO SIKUR DHE KY TE KET QENE SPIUN PER VEHTE,SEPSE NE ATE REGJIM QE PO FLET CDO SHTEPI E KISHTE NJE SPIUN BRENDA.PRANDAJ TE LUTEM SHUME RRI REHAT NE ATE COP DIELL QE TE KA DHURUAR ZOTI,BOLL E LODHET KETE POPULL TE MJERE ME PALLAVRA,DHE MODERATORI BEN MIRE TE NDERROJE TEME, TE MERRET ME PROBLEMET E PERDITESHME QE KA KY VEND QE NUK JAN PAK, SE NJEREZ SI KIRKA KANE NGE.

    • Ne cdo familje ka qene nga nje spiun, por Nikoja jo. I shte djali i tij. I treti. Megjithese te gjithe thone qe Niko Kirka ka vetem nje djale!

  • po tanin e dinim se nje fshat qe duket sdo kallauz thot populli…..po elsa cne…….po sa tana e elsa kemi ne parlament…..le qe ca kerkojm ne….ne kemi enverin vet kembkryq po cuditmi me tanrat…………dalin e na bojn dhe moral pa piken e turpit po mir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *