Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, reagoi në mënyrë të fortë në lidhje me rolin që luajnë sindikatat, duke theksuar se “për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “këlyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtarët janë jetimë!”.
Por reagimi i Spahiut vjen si përgjigje edhe ndaj kreut të Konfederatave të Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj. Ky i fundit akuzoi sot LSI-në dhe disa OJF, se kishin tentuar të agravonin protestën e naftëtarëve të mbajtur gjatë ditës së sotme para Ministrisë së Energjisë.
Deputeti Spahiu, sqaron se nuk ka qënë asnjë përfaqësues i LSI apo i opozitës në këtë protestë, por ishin vetë naftëtarët të cilët kanë ngritur zërin për këtë padrejtësi.
Statusi i plotë në Facebook:
Për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “këlyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtarët janë jetimë!
Do doja shumë që LSI dhe opozita të ishte në ballë të atij marshimi, por për fat të keq nuk jemi!
Nuk heq dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e këtyre punonjësve!
Këlyshët dhe padronët e tyre qeveritarë janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve.
Opozita duhet të vihet te ballë të tyre….


Or cyryk po fjala « kelyshe» ,«hajdute» ,kuptimin real te tyre e merr nga ceta e leshelise ,,, . Jeni nje tufe e peshtire zvarranikesh qe po ju vjen dita te qeroheni se nae shpifet ,halabaker u dogjet ju per minatoret,,,,,,,,,yyyytttttt parti familje qelbesira