Kërkohej nga Interpoli, 40 vjeçari arrestohet në Qafë-Thanë

Leda Hysa

Ermal (Edmond) Brahimaj, 40 vjeçari nga Fieri është arrestuar nga policia pikën doganore të Qafë-Thanës.

Brahimaj është arrestuar për “llogari të Interpol Roma” pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor të shtetasit:

Ermal (Edmond) Brahimaj, 40 vjeç, banues në Fier.

Më datë 28.12.2017 shtetasi i mësipërm është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *