Ngjarje e rëndë në Mat/ Bie në pus, humbet jetën 4 vjeçari

Ornela

Një i mitur ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në pusin e mbushur me ujë pranë banesës, njofton policia e Matit.

Burimet policore bëjnë me dije se i mituri me iniciale  L.K, rreth 4 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos, rreth orës 15:30, ka dalë nga banesa dhe  duke luajtur dyshohet se ka rënë në pusin e mbushur me ujë në oborrin e shtëpisë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Trupi i të miturit është konstatuar nga familjarët mbrëmjen e djeshme rreth orës 18.30.

Paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *