Meta u shërben gjelin e detit fëmijëve të ‘Zyber Hallulli’

Ornela

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kapiteni i Kombëtares shqiptare të Futbolli Ansi Agolli, vizitoi sot Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë duke u  takuar e përshëndetur me fëmijët jetimë.

Presidenti i Republikës u uroi atyre nga zemra Vitin e Ri 2018, dhe më pas, shpërndau dhurata simbolike në prag të festës së ndërrimit të viteve.

Duke iu drejtuar fëmijëve dhe edukatoreve e kujdestareve të pranishme, Presidenti Meta theksoi se: “Festat e fundvitit janë ditë reflektimi dhe solidariteti, prandaj duhet më shumë vëmendje dhe dashuri për fëmijët jetimë.  Ata i kanë dhe do t’i kenë gjithmonë dyert e hapura në Institucionin e Presidentit të Republikës.”

Presidenti i Republikës u interesua për mbarëvajtjen e fëmijëve në shkollë e në mësime, duke i porositur që sa më shumë të mësojnë, aq më të ditur e të aftë do të jenë në të ardhmen duke u bërë personalitete në shkencë, kulturë, sport, dhe falë talentit të tyre, ndoshta edhe artistë e intepretues të shquar.

Pasi ndoqi një koncert të shkurtër me këngë, kërcime dhe poezi të përgatitur enkas për këtë rast, Presidenti Meta ndau për fëmijët e pranishëm gjelin tradicional të detit për Vitin e Ri dhe shtroi një drekë për ta.

Share This Article
2 Comments
  • Keto forma e marrdhenie jane nga me monstruozet per nje shoqeri te civilizuar. U perkasin viteve te me parshem qe i kemi lene prapa. Ne e dime se kush eshte ky president, çfare ka bere per shqiptaret ne nevoje kaq vjet dhe çfare ka bere per vete, çfare po ben sot. Zoti president! Po te besh detyren tende qe te ka caktuar parlamenti shqiptar, nuk eshte nevoja te besh keto veprime, por ti je aty per aresye te tjera, prandaj lere hipokrizine se gruaja jote eshte nga me te pa edukatat dhe te pa moralshme. Rregullo familjen tende dhe pastaj do te besoj per keto qe ben. Hipokrizi qe nuk shkon me.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *