Basha: Do të mbrojmë çdo punonjës të administratës

redaktor

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike, para anëtarëve të kësaj partie, në Korçë, Librazhd dhe Pogradec. Zoti Basha u ka bërë thirrje demokratëve, që bazuar në vlerat dhe përvojat më të mira, të bashkohen për të rikthyer PD, në udhëheqje të ëndrrës së Shqipërisë së zhvilluar evropiane, aty ku e presin shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve.

“Si mund të respektojmë problemet, hallet, kontributet e shqiptarëve, nëse nuk njohim dhe vlerësojmë meritat e njeri – tjetrit në mënyrë të barabartë, proporcionale, të drejtë dhe transparente. Bazuar në vlerat dhe përvojat tona më të mira, të bashkohemi për tu përballur edhe njëherë me Edi Ramën, për ta mundur, për ta çuar në opozitë dhe për të rikthyer PD, aty ku e kërkon destinacioni ynë historik, aty ku e presin shpresat dhe aspiratat e shqiptarëve të ndershëm, në udhëheqje të ëndrrës së Shqipërisë së zhvilluar evropiane” – theksoi Basha.
Duke nënvizuar mentalitetin anti – shtet të mazhorancës së re, zoti Basha ka theksuar se në drejtimin e tij, Partia Demokratike do të jetë gati që në javën e parë, për të ngritur mekanizmat e nevojshëm për të mbrojtur çdo punonjës të administratës nga largimi antiligjor nga puna.
“Partia Demokratike është gati që sot, të përballet në çdo rast abuzimi me pushtetin dhe goditje të administratës publike dhe shërbimit civil, në mënyrë që për çdo rast t’u ballafaqojmë atyre faturën ligjore dhe detyrimin për t’i rikthyer në punë, faturën financiare dhe detyrimin për t’i dëmshpërblyer moralisht dhe materialisht dhe faturën morale dhe politike, për çdo akt abuzimi mbi vlerën e krijuar shoqërore të administratës publike dhe shërbimit civil në Shqipëri”, – u shpreh ai.
Share This Article
3 Comments
  • do mbrosh cobanet qe futet ju ne administrat pa shkoll me dipllome fallco, leri ata po ne fillim mbro veten more pede sa je per ne burg per detin qe ishitet grekut per vjedhjen ne autrostraden e kukesit per vrasjet e 21 janarit.

  • Kuptohet qarte shqetsimi i Bashes .Nuk mund te mbroje nje, qofte dhe kryetar partie, punonjes te administrates sheteror .Ate e mbron ligji dhe statusi nese e ka fituar me merite. Kjo qe po bene Basha dhe Olldashi, duke perbaltur Maxhorancen e re ,ku behet fjale per vendin e Berishes ,eshte qe te ndalin rrjedhjet brenda vete Pd.Ky eshte problemi kryesor i Pd e jo sharjet qe i behet fituesit .
    Nga disa biseda me shume simpatizante qe jane jekohesishte dhe miq te mi,rezultojne te pakenaqur nga vete sjedhjet e perfaqsuesve kryesor te Pd ne te gjitha rangjet .Ankohen per familjarizimin dhe perqendrimin e kopetencave duke nxitur servilizmin dhe zbatimin e detyrushem te urdhrave edhe per ceshtje teper ordinere.Keto qe po ndodhin, vazhdojne te argumentojne ,pas humbjes jane dhe me te renda ku nuk arrijne te thellohen ne arsyet reale te humbjes kaq te thelle .Nuk eshte shenje e mire gje qe kjo parti do degradoje dhe me shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *