Mëngjesin e sotëm është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, 50 vjeçarja Fiqirije Nezaj, e cila ishte shpallur në kërkim nga policia për shkak të goditjes së policisë gjatë pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit.
Partia Demokratike thotë se Nezaj nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe e ka mësuar vetëm kur e kanë ndaluar efektivët.
Ndërsa më 31 janar, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, u ndalua ish-efektivi i FNSH, Osman Levanaku, i shpallur gjithashtu në kërkim për të njëjtën akuzë.

Si eshte e mundur qe te gjithe keta “revoltues” kapen ne kufi?! Interesant….dhe pastaj habiten…..