Me nisjen e vitit të 2018 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për burrat.
Kjo pasi, sipas reformës, që hyri në fuqi në janar të vitit 2015, parashikohet një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, çka lidhet direkt me masën e pensionit.
Kështu, gjatë këtij viti një grua duhet të jetë 60 vjeç e 8 muaj, në mënyrë që të përmbushë kriteret e daljes në pension.
Me ndryshimet që iu bënë ligjit “Për sigurimet shoqërore”, parashikohet një rritje e moshës së daljes në pension me dy muaj në vit, duke u bërë 63 vjeç në vitin 2032.
Më pas do të nisë rritja e moshës edhe për burrat, për të shkuar në 67 vjeç në vitin 2056, për të dyja gjinitë.
Por, ndonëse burrat nuk preken menjëherë nga zgjatja e moshës së daljes në pension, ata ndikohen nga rritja e viteve të vjetërsisë në punë.
Kjo do të thotë se, nëse një burrë, në dhjetor të vitit 2014 duhej të kishte 35 vite vjetërsi, nga data 1 janar 2018 duhet të ketë 36 vjet e 4 muaj.
Referuar legjislacionit në fuqi, rritja graduale e vjetërsisë ndikon drejtpërdrejt në masën e pensionit të pleqërisë, duke qenë se është një prej përbërësve të formulës për përllogaritjen e tij.

Korigjim: Pensionet e Varferise, jo te Pleqerise.
REFORMA RILINDJOTESH !
Prisni kokpalare, prisni, se s’keni pare gje akoma !
Rritje te moshes ka ,kurse ritje parash per pensionistet nuk ka ,edhe pse i dyfishuan taksat keta te tepsise . Ja dhate timonin , tani mbajeni e . Keni shume per te pare ,prisni prisni .??? .Ah korbit i nxihen cdo dite e me shume pendet …Tna rroje PPSH.