Grindjet, ndikimi i tyre te fëmijët

redaktor

Grindjet e vazhdueshme të prindërve në shtëpi ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit të fëmijës. Studimi është realizuar nga shkencëtarë të Universitetit “Oregon” dhe tregon se fëmijët edhe kur janë në gjumë ndikohen nga toni i lartë dhe i nevrikosur i zërit.

Në këtë studim u analizuan 20 fëmijë të moshave të ndryshme. Ata u sollën në laborator kur ishin në gjumë. Gjatë kohës së gjumit fëmijët dëgjuan fjali të pakuptimta të qeta, të gëzuara dhe të tensionuara dhe më pas u panë pamjet e trurit. Është vënë re se funksionet e trurit ndryshojnë në lidhje me tonin e zërit.

Tek fëmijët që dëgjuan tonin e nevrikosur janë vënë re disa lëvizje në zonën e lidhur me ndjenjat dhe stresin në tru.Në studimet e zhvilluara tek kafshët më parë, është parë se këto zona të trurit ndikohen nga stresi që në moshë të vogël.

Specialistët mendojnë se një situatë e ngjashme ekziston edhe tek fëmijët dhe se ata janë në dijeni të diskutimeve të prindërve. Ky studimi është publikuar në revistën “Psychological Science”. Andaj prindër, nëse nuk dëshironi që fëmija juaj të ketë probleme të natyrave të ndryshme, duhet të jeni të kujdesshëm dhe mosmarrëveshjet t’i zgjidhni si dy njerëz të rritur dhe me zë të ultë si u ka hije njerëzve të edukuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *