Njeriu i vitit 2017: Qytetari i Tiranës

editor

Fatos Tarifa

Në fund të çdo viti kërkojmë një “hero”, kërkojmë një individ të cilin e konsiderojmë dhe e shpallim “Njeriun e Vitit”. Ky individ supozohet se është më i shquari ndër të gjithë në punët që bën dhe në rezultatet që ka arritur. Zakonisht, mendja të shkon te politikanët—kaq shumë varen jetët tona dhe mirëqenia jonë prej tyre! Por, shumë herë, këtë individ e gjejmë mes artistëve tanë të talentuar, mes studiuesve tanë më të mirë, ndër atletët dhe sportistët tanëqë thyejnë rekorde, në radhët e intelektualëve të angazhuar që frymëzojnë ndryshime pozitive në shoqëri.

Pesë vite më parë, në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kur një revistë më pyeti se cilën grua konsideroj unë shqiptaren e shekullit, zgjodha Vaçe Zelën, për shumë arsye që i argumentova në atë kohë. Nëse do të nominoja sot njeriun e vitit dhe zgjedhjen do e bëja nga klasa e politikanëve, ky njeri, për mua, do të ishte pa dyshim Erion Veliaj. Por, këtë herë, preferoj një zgjedhje tjetër, që nuk është një individ i vetëm, por një komunitet i tërë njerëzish, që po e quaj me emrin kolektiv “Qytetari i Tiranës”.

Në vështrimin tim, viti që shkoi, më shumë se çdo periudhë tjetër gjatë këtij një çerekshekulli të fundit, njohu një shkallë më të lartë“ndërgjegjeje kolektive” (conscience collective), “sentimentesh të përbashkëta” (sentiments communs) dhe forcimin e një “interesi të përbashkët” (l’intérêt commun), për të cilat fliste Durkheim rreth një shekull më parë. Viti 2017 mund të konsiderohet si një vit kthese (për mirë) në kalendarin politik të Shqipërisë postkomuniste. Kjo kthesë nuk do tëkishteqenë e mundur pa rolin e qytetarëve, ose të publikut, veçanërisht atij të kryeqytetit, ku graviton pesha politike e vendit.

Qytetari tiranas, si një subjekt kolektiv dhe si një agjent i rëndësishëm ndryshimesh brenda sistemit, dëshmoi qartazi gjatë vitit që lamë pas se është sot më pak i manipulueshëm politikisht, se është “çmobilizuar” dhe “çmilitarizuar” në një masë të konsiderueshme, duke iu larguar transheve të luftës së paprinciptë politike dhe duke krijuar një vizion më të qartë për të ardhmen e qytetit të vet dhe të vendit të tij.

Shkurt, qytetari tiranas është sot, politikisht dhe shoqërisht, shumë më i emanciouar. Kriza politike e pranverës së vitit që shkoi, me “çadrën” si metafora kryesore e saj dhe me një“kornizë gramatikore” të përdorur, që e bënë më të pakuptimtë dhe më të papranueshme për masën e gjerë të qytetarëve të kryeqytetit e të mbarë vendit vizionin dhe mesazhin filozofik e politik të opozitës për gjoja krijimin e një “republike të re”, i shërbeu pikërisht kësaj arritjeje.

Në një masë më të madhe se më parë, qytetari tiranas (si personifikim kolektiv i popullit tonë), i ka mbështetur fuqimisht reformat e ndërmarra, sidomos reformën në fushën e drejtësisë. Ky “zgjim kolektiv” qytetar u dëshmua më së miri në zgjedhjet parlamentare të verës që shkoi, të cilat vështirë se mund të mohohet se ishin zgjedhjet më të mira deri më sot.

Qytetari tiranas sot ruan dhe kërkon një qytet dhe një mjedis më të pastër, më shumë rend dhe rregull. Ai u është larguar “betejave të rrugëve” të llojit “Prise de la Bastille” dhe i është kthyer normalitetit, punës, jetës qytetare, shëtitjeve në parqe e në natyrë, librarive, sallave të koncerteve e të bibliotekave.

Pikërisht ky kolektivitet njerëzish—“qytetari tiranas”—mënyra e jetesës dhe veprimtaria e të cilit rrezatojnë në mbarë vendin, meriton të quhet “njeriu i vitit”.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Zoti Fatos Tarifa ka te drejte sepse ngre larte “shtepine” e tij ku jeton, por te tjeret do thoshin; njeriu vitit qytetari shkodran, apo, vlonjate, korçar, dibran, sarandiot…. Nuk e di Fatosi flet ne kete shkrim per gjithe shqiptaret apo per “shtetin” e tij Tiranen.

  • “…..Njeriu i vitit , qytetari i Tiranes!?..”Eshte shpejt akoma !Nga qytetari i vitit per Tiranen duhen vecuar shume!;Ata qe qelluan naten e vitit te ri ne stacionin elektrik e lane pa drita mijra familje ne kryeqytete , ata qe qelluan me fishekzjarre , qe emrin e kishin te tilla se ishin bomba te verteta , aq sa disa te lajthitur qe i hodhen ne shkallet e pallatit ku banoj une mund te kishin shkaktuar viktima po te ndodheshin aty por edhe demi nuk ishte i vogel sepse u shperthye njera nga mbajteset e murit te shkalleve !Kush e hodhi kete bombe ? Une nuk e pashe se ishte ora 12’30 por tregetari e di se kujt ja ka shitur . Sa here eshte thene qe keto lloj fishekzares te mos tregetohen !?Ja pra edhe keta qe tregetojne keto lloj “armesh” nuk mund te quhen qytetar te vitit per Tiranen e sa e sa te tjere keqberes qe qarkullojne diten e naten , ne autobuza a makina lluksoze ose me motorra me shpejtesi sketerre qe rrezikojne jeten e qytetareve . E si mund te quhen keta” qytetare te vitit”, Keta kane vetem nje emer : keqberes e kriminele kunder te cileve nuk duhet te luftoje vetem policia , por e tere shoqeria! Po a do thote kjo se Tirana , ky qytete qe po i afrohet njemilione banoreve , nuk ka te tille qe ta meritojne kete emer te nderuar ? Sigurisht qe ka!dhe keta jane ata punonjesit e bashkise qe gjate 24 oreve grumbullojne e transportojne plehrat per ta mbajtur kete qytet te paster e te shendetshem per qytetaret , jane punonjesit e zjarrfiksave dhe urgjencave shendetesore qe edhe ata gjate 24 oreve rrine ne roje per te shmangur demet nga zjarret e te kujdesit shendetesor te qytetareve dhe sigurisht punonjesit e ruajtjes se rendit . Ja pra profesor Tarifa cilet jane qytetaret qe e meritojne me te vertete titullin “qytetar i vitit “dhe keta nuk jane pak , nuk jane aq sa thoni ju , por jo vetem ata qe dalin nga lloj lloj anketash!
    Pershendetje dhe gezuar te gjithe ketyre qytetareve te nderuar te qytetit tone!
    Fatmir Xhamballati

  • Per Tarifen Tirana fillon e mbaron rreth e rrotull Bllokut te tjeret le te ngrohen ne diell. Dil e bej nje xhiro nga zonat me periferike e do te shohesh mrekulli. Ja hidhe ca hapin nga Komuna e Parisit, mrekullia e Edi Rames e do te shohesh nje Tirane qe ne shkrimin tend nuk e ke pasqyruar aspak. Po te duash kalo edhe andej nga ish Uzina Enver, Yzberisht, ish Misto Mame, Rruga Bardhyl, Porcelani, Profarma, Fresku etj e do te shohesh te tjera mrekulli. O Zot po si mund ta quash veten intelektual e te kesh kete shkalle kaq te larte indoktrinimi politik sa mos te shohesh dot as realitetin qe te rrethon. Nese qytetari tiranas do te kishte aspirata aq te larta nuk do te zgjidhte lali Erin ne krie te Bashkise po nejse ku eshte muhabet shume i gjate.

      • Une i kam vene vizen te gjithe hajduteve or kok qip! Vazhdo jargavitu pas Lali Erit qe nuk arriti te punonte nje dite te vetme deri kur u be kryebashkiak. Mire ua ben qe tallet me gomere si ti se e meritoni. Shume i lumtur qe nuk jetoj ne ate lemeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *