Titulli, mbrojtja nis me Besën

anazapta

Skënderbeu do ta nisë mbrojtjen e titullit më 24 gusht, me ndeshjen kundër Besës në Korçë. 12 skuadrat pjesëmarrëse në kampionatin e 75-të kombëtar kanë njohur dje kalendarin e dy fazave të para, të cilat do të zhvillohen nga 24 gushti i këtij viti deri më 8 mars 2014. Kalendari i fazës së tretë do të përcaktohet në bazë të renditjes pas dy fazave të para.

Derbi i kryeqytetit, midis Partizanit e Tiranës, do të jetë në javën e shtatë, ndërsa në të tretën, në Korçë, ndeshen dy skuadrat më të mira të kampionatit të kaluar, Skënderbeu e Kukësi. Në javën e parë spikat Vllaznia-Flamurtari, ndërsa Partizani luan në Krujë, kundër Kastriotit, skuadra që më 2009 e rrëzoi një kategori më poshtë, me fitoren 1-0 në play-off. Në javën e dytë, takimi i nxehtë i sezoneve të fundit, midis Flamurtarit e Skënderbeut.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *