SHBA, “Cikloni bombë” shënon viktimat e para

Leda Hysa

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 4 mijë fluturime janë pezulluar për shkak të një stuhie masive që goditi bregun lindor në SHBA, me dëborë të dendur dhe erëra të forta.

Stuhia, e cilësuar si “cikloni bombë”, ndodhi natën e së mërkurës dhe u shkaktua pas një rënieje të ndjeshme dhe të shpejtë të presionit atmosferik në një periudhë të shkurtër kohore.

Zyrtarët e shtetit thanë se tre prej viktimave u regjistruan në Karolinën e Veriut, ndërsa i katërti në Karolinën e Jugut.

Mes viktimave ishin dy burra, makina e të cilëve doli nga rruga.

Ndërkohë rreth 4020 linja ajrore amerikane janë anuluar. Shumica e fluturimeve të anuluara ishin në Nju Xhersi, Boston dhe Nju Jork.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *