Një i moshuar në kryeqytet ka gjetur vdekjen, pasi banesa e tij është përfshirë nga flakët dhe si pasojë e tymit të shkaktuar është asfiksuar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes rreth orës 6:30 të në rrugën “Frosina Plaku”, Tiranë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfiksja, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se rezistenca ngrohëse ka marrë flakë dhe si pasojë e tymit të shkaktuar është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen 85-vjeçari me inicialet S.N, i cili jetonte i vetëm.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rezistenca e ngrohjes, dhe nuk ka shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
