ISIS nuk është dorëzuar, vjen sulmi i parë për 2018

Leda Hysa

Viti 2018 fillon me gjakderdhje të re në Afganistan, pasi një kamikaz u hodh në erë dje në mbrëmje pranë disa policëve dhe manifestuesve në Kabul, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe 25 të plagosur.

Grupi xhihadist, Shteti Islamik (ISIS) morri përsipër këtë sulm, vetëm katër ditë pas një atentati gjatë një ceremonie mortore që shkaktoi vdekjen e 18 personave në provincën lindore të Nangarhar, ditën e fundit të vitit 2017.

Një kamikaz u hodh në erë pranë një grupi policësh që synonin të garantonin sigurinë e një manifestimi”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Brendshme, Nasrat Rahimi.

Mund të konfirmojmë se për momentin 11 trupa janë transportuar në spitale, si dhe 25 të plagosur”, njoftoi një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Majroh.

Ndërsa një burim nga shërbimet e sigurisë, fliste për një bilanc që arrinte në 20 të vdekur dhe 20 të plagosur, por që nuk është konfirmuar ende.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *