Vajzat mund të martohen 9 vjeçe dhe djemtë 12?! Debati trondit Turqinë

Leda Hysa

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Turqi, martesa mund të jetë e ligjshme, sapo hyhet në moshën e pubertetit, 9 vjeçe për vajzat dhe 12 për djemt.

Pas publikimit në një faqe online nga Drejtoria për çështjet fetare (Diyanet) (autoriteti më i madh mysliman në vend) menjëherë kanë shpërthyer polemika të shumta në Turqi lidhur me këtë lajm.

Ky interpretim, shkaktoi polemika të shumta në politikën turke, duke e shtyrë partinë kryesore opozitare ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdogan, socialdemokratët Chp, që të kërkojnë nisjen e një hetimi.

Në rrjetet sociale shumë përdorues shprehen të indinjuar lidhur me këtë çështje, ata kanë kërkuar mbylljen e autoritetit më të madh mysliman në vend(Diyanet).

Institucioni i përfshirë në polemika të shumta, pas reagimeve saktësoi se nuk e aprovon martesën e fëmijëve.

Share This Article
3 Comments
  • Sa te kene ne krie te vendit ne Turqi XHEP TAIP ERDOGAN do te budallepset nje popull i tere. “Fatmiresisht” ky eshte miku i nje fare psikopati nga Shqiperia EDVIN KRISTAQ ANETA RAMA, i cili mundohet ta imitoje ne sundim, me broçkulla, demagoxhi dhe pa bere pune.

  • përpara erdogan!!
    ligjëroje pedofilinë dhe pastaj vazhdo e kërko të bësh pjesë në bashkimin europian!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *