Përse janari është muaji i divorceve?

DITA Online

 

Shumë çifte në botë ndihen të zhgënjyer më janar, pas sezonit festiv, qoftë me të afërmit e partnerit të tyre apo edhe me vetë partnerin që nuk arriti të krijonte një atmosferën ëndrrash, ose tregoi pjesë të papëlqyeshme të karakterit të tij.

Përderisa pjesa më e madhe e divorceve statistikisht ndodh pikërisht pas periudhës së festave të fundvitit dhe specifikisht në datën 8 Janar (sipas institutit “Relate” i cili gjithashtu ka publikuar një raport ku shkruhet 40.000 njerëz kërkojnë në rrjet për të gjetur avokat divorci pikërisht në muajin e parë të vitit), Mbretëria e Bashkuar e ka shpallur këtë ditë si “Ditën e Divorcit”.

Janarin e vitit të kaluar në Angli u divorcuan 24% më shumë çifte se në muajt se mesatareje e muajve të tjerë dhe sipas ekspertëve kjo vjen për shkak të konflikteve që sjell në çift pritshmëria e lartë për periudhën e festave dhe gjendja e përkeqësuar ekonomike pas shpenzimeve të fundvitit që rritin nervozizmin tek shumë njerëz.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *