Fshati që Angela Merkel zgjedh çdo vit për të kaluar pushimet e dimrit

DITA Online
ENGADIN ST. MORITZ - Das Dorf Pontresina im Winter, in der Abenddaemmerung. The village of Pontresina in winter, at dusk. Copyright by Pontresina Tourismus Byline: swiss-image.ch/Torsten Krueger

 

Politikania më e fuqishme e botës, Angela Merkel, prej më shumë se dhjetë vitesh i kalon pushtimet dimërore në Pontresina në kantonin Graubünden të Zvicrës.

Është një fshat modest.

Pontresina, rrethohet nga pyje me pisha të mrekullueshme.

Ky vendpushim malor karakterizohet nga hotele elegante nga periudha “Belle Epoque”, ku fshatrat e saj duket sikur kanë dalë nga një përrallë.

Fshati historik malor (1,800 metra) magjeps çdo vizitor që shkon atje, ku hotelet e para për turistët u ndërtuan në shekullin e 19-të. Bukuria e këtij resorti jo shumë të madh qëndron tek ndërthurja e arkitekturës së shtëpive të bukura Engadine me “sgraffito” (mure të dekoruara) tipike të tyre, nga shekujt 17 dhe 18 me hotelet elegante të stilit “Belle Epoque”.

Në Pontresina, Merkel duket se ndihet rehat ashtu siç ndihej filozofi Friedrich Nietzsche, i cili ishte i entuziazmuar me “ngjyrat e argjendta” të natyrës.

Këtu kanë gjetur qetësi edhe shkrimtarë si Robert Louis Stevenson, Christian Morgenstern, Robert Musil, Kurt Tucholsky, Hans Christian Andersen, Hermann Hesse, Stefan Zweig dhe Thomas Mann.

Njohës të turizmit në këtë pjesë të Zvicrës tregojnë se Merkel do të dëshironte të vinte me tren në Pontresina, por meqë këtë nuk e lejon sigurimi i saj, ajo vjen me helikopter nga aeroporti i Zyrihut, ndërsa burri i saj me tren.

Share This Article
2 Comments
  • Ne kete fshat, Pontresina, kishin shkuar disa persona shqiptar te Rilindjes te EDI RAMES dhe te PD-se te LULEZIM BASHES. Nuk kishin mendjen as per te bere ski, as per te shijuar natyren. Por te paret kerkonin te shisnin droge kokaine dhe te dytet me pre, me sharruar pemet dhe pyjet e pishes per ti shitur. Keto quhen nga keto dy persona si te zgjuar dhe te shkathet. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *