“Cikloni Bombë’ ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në disa shtete është aq e ftohtë, sa pikat e ujit në ajër kristalizohen në akull para se të bien në tokë, shkruajnë mediat amerikane.

Shteti i Floridës pas tre dekadave është mbuluar nga bora.

Deri më tani 17 persona kanë humbur jetën dhe rreth 4000 fluturime u anuluan të enjten ndërsa dëbora mbuloi shumë qytete në verilindje të SHBA-së dhe Kanadasë lindore.

Stuhia parashikohet të vazhdojë të godasë Amerikën Veriore lindore gjatë fundjavës ndërsa temperaturat do ulen edhe më tepër.
Ekspertët paralajmërojnë se shumë zona të SHBA-së mund të regjistrojnë temperaturat e tyre më të ulëta ndonjëherë në fundjavë.

Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA bëri të ditur se reshjet e dendura të dëborës do të përhapen në veri, në New Hampshire dhe në pjesën jugore dhe qendrore që herët të premten.

