Balla, shuplakë drejtuesve në qarqe dhe bën disa propozime

Ornela

Ka nisur mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë.

Mbledhjen e ka hapur Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, i cili ka folur dhe për rendin e ditës.

Balla ka thënë se 100 ditët e para kanë kaluar, por mbeten dhe 200 ditë të tjera për të bërë pasqyrimin e situatës gri të partisë tonë.

Njekohesisht, kreu i Grupit Parlamentar të PS –së, Taulant Balla  ka kërkuar përgjegjësi individuale dhe politike për situatën gri  në Partinë Socialiste.

Sipas të njëjtit në disa qarqe kryetarët e PS –së, nuk kanë bërë detyrën për të cilën thirren.

Ai i ka ftuar drejtuesit në Qarqe të gjithë për një reflektim serioz për gropat e  hapura që nga procesi zgjedhor deri më tani.

Ndaj i ka propozuar kryetarit të PS –së Edi Rama për mbledhjen  e sekretariatit, në mënyrë që të reflektohet për gabimet që janë bërë.

Nga ana tjeter, sipas Ballës në Asamble ka rritje të numrit të grave dhe kjo është shumë pozitive.

Ai tha se PS ka shumë sfida përpara për të realizuar.

“Jo të gjithë sekretarët kanë punuar mirë, por unë dua që tu japim një mundësi të dytë.

Doja që t’i propozojmë asamblesë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhënieve ndërkombëtare, ku propozojmë zonjën Teuta Voda, aktualisht zëvendës ministre e Drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamentin Evropian.

Bledi Çuci, të jetë sekretari për çështjet zgjedhore.

Blerina Gjylameti, të vazhdojë detyrën për koordinimin elektoral që e ka kryer më së miri.

Si dhe Gramoz Ruçi, të jetë anëtar i kryesisë së partisë”.

Rendi i ditës:

Raport për realizimet në 100 ditët e para të Qeverisjes dhe prezantimi i prioriteteve për vitin 2018.

Informacion mbi ecurinë e procesit të “Bashkëqeverisjes me Njerëzit” – nga Koordinatori Kombëtar për Bashkëqeverisjen Elisa Spiropali.

Informacion për ecurinë e procesit të zgjedhjeve në strukturat vendore të partisë – nga Sekretariati për Organizimin Administrativ të Partisë Bashkim Fino.

Miratimi i Agjendës Vjetore Politike dhe Organizative të PS për vitin 2018.

Ndryshime në strukturën e Sekretariatit Ekzekutiv.

Lëvizjet në strukturat e larta drejtuese vijnë pas gati 6 muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit, ku socialistët të vetëm mundën të siguronin shumicën qeverisëse me 74 mandate në Kuvend.

Share This Article
4 Comments
  • Drejtuesit nuk i keni aspak ne terezi! Mjafton te kujtosh qe prona ka me se 27 vjet qe nuk shkon te i zoti, e cila tregon se sa keq dhe mbrapsht eshte punuar dhe vazhdon te punohet ende ne kete vend fatkeq! Dhe c’eshte me e keqja, askujt nuk i ka hyre gjemb ne kembe nga batakcilleqet e panumerta qe kane bere, dhe korrupsioni i llahtarshem qe i ka perfshire! Edhe sa do pritet per ta zgjidhur kete problem madhor, apo do te marre fund ne kalendat greke?

    • Shqetesimi i Perkthyesit, pra problemi i prones eshte kthyer ne nje gangrene dhe per kete semundje kane pergjegjesi padyshim e gjithe klasa politike gjate ketyre 27 vjeteve. Zanafilla eshte marreveshja e vitit 1991 midis blloqeve politike per miratimin e ligjit famekeq 7501, te cilin “per fat te mire” e kane pranuar si gabim protagonistet. Por tashme ky eshte bere fakt dhe rikthimi i problemit ne piken zero eshte i pamundur. Korigjimin e demeve te tij morale dhe ligjore mori persiper ta zbuste disi, Kushtetuta e vitit 1998. Por, ende dhe sot, flitet gjithe diten per shkelje kushtetute e ligjesh, vetem kur preken interesat e grupimeve te caktuara politike apo oligarkike, (edhe kur nuk ka te tilla shkelje te artikuluara qarte prej tyre) dhe nga askush te pakten qysh nga viti 1998, kur u miratua me referendum Kushtetuta ne fuqi, nuk eshte permendur ndonjehere se ajo eshte shkelur me te dy kembet, ne nenet 41 dhe 183 te saj.
      Po shuhet edhe brezi i trete i pronareve te ligjshem te shpronesuar me dhune nga regjimi komunist dhe nuk ka asnje shenje se ky problem do te futet ne rrugen e zgjidhjes. E vetmja pune qe eshte bere ne kete drejtim eshte hartimi i qindra ligjeve e VKM-ve, te cilat kane sherbyer pikerisht vetem krijimin e nje amullie ligjore, nga te cilet mund te perfitoje vete ajo (klasa politike) dhe sponsorizuesit ekonomike te saj (oligarkia postkomuniste e ngritur gjate tranzicionit, sipas dierektivave katoviciane ramiziste).
      Partia socialiste, ne programin elektoral te saj per zgjedhjet e vitit 2013 beri premtime te bujshme ne kete fushe dhe u duk (te pakten atehere) se e kishte seriozisht. “Do te bejme shtet” ishte sllogani i saj, qe eshte i artikuluar ende dhe sot, por te besh shtet ,duke shkelur te drejtat kushtetuese te nje pjese te popullsise edhe pse ajo eshte minorance, e pafuqishme dhe jo domethenese per vota, a nuk eshte gjithe ai sllogan thjesht nje demagogji, pra e thene troc, nje mashtrim cinik? Si mund te quhet shtet ai qe shkel te drejtat e qytetareve te vet, kur ato paster dhe qarte jane te sanksionuara ne Kushtetute? Por ama quhet i tille kur legalizon te paligjshmit dhe demshperblen me miliona Euro ata qe kane ndertuar ne toka shteterore, buze akseve rrugore, mbi kolektore etj etj, kur per nevoja publike jane prishur ato? Si ka mundesi qe nga fondi prej mbi 50.000 Ha toke bujqesore prone shteterore nuk u eshte dhene deri me sot as 1 m. katror pronareve legjitime, por administrohen ato nga shteti si te ishte prone e trasheguara nga babai apo gjyshi i qeveritareve? Per me teper ajo u jepet me qira apo ne perdorim grupeve mafioze sic qe rasti i fundit i mbi 100 Ha ne Delvine , toke qe iu dha familjes se balilajve?! Dhe si ky shembul ka me qindra, por permendem kete si me i fresketi. Por jane edhe me qindra e me mijra ndertime pa leje te legalizuara, apo ne proces legalizimi, ne te gjithe vendin, po a e di kush se sa % e tyre eshte kompensuar? (e drejte kjo e shkruar e bardhe ne te zeze ne ligj dhe e premtuar ne cdo fushate elektorale nge partite politike?)
      Per te berat e te paberat ne kete fushe nuk mjafton nje koment modest si ky i imi, por duhen libra te tere, vec duhet kuptuar se demi moral dhe kostua financiare qe i duhet te paguaje shteti dhe shoqeria do te jete shume i larte, sot e ne te ardhmen. Populli ka shprehjen “E drejta vonon, por nuk harron”. Gjyqet e fituara ne Strasburg, nga vetem nje grusht familjesh, perben afro 40 mln Euro demshperblim dhe qe do te paguhet nga financat publike. Problemi i pronave, i perfshire ne nje nga pese proritetet per negociatat dhe me tej antaresimin ne BE, ne kuadrin e te drejtave te njeriut, duhet te jete nje kambane alarmi per qeverine (qeverite). Nuk mund te kete, sipas konceptit perendimor europian, nje shtet anetar te saj jo i ndertuar si “Shtet i se Drejtes” dhe aq me keq nje shtet qe ne menyre konseguente shkel keto te drejta.
      Le te kujtojme ketu shkurtimisht sa per ilustrim kete koncept perendimor te lashte, Fabulen e fshatarit gjerman, te cilit pronen (mullirin) e tij, nuk ia mori dot as Mbreti, qe kerkonte te ndertonte aty nje resort pushimi per vete, edhe pse i ofroi si demshperblim nje qese me flori. Kundershtimi i mullixhiut, kur u “kercenua” nga obortaret e tij se do t’i merrej me force, ishte se ai e kishte ate me ligj (tapi) dhe se do te ankohej ne gjykate. Mbreti i zgjuar, kur iu komunikua kjo nga te derguarit e tij, ne vend qe te zemerohej, u tha atyre: “E rendesishme eshte qe shtetasit e mi besojne tek drejtesia”. Moralin e fabules e nxjerr kushdo vete.

  • Falenderojme Asamblen komtare te ps. Mos i luftoni ato qe jane me shkollim te ulet. Se ato e kane vullnetin dhe shpirtin e zemren me PS. Jane me ide dhe te vendosur.
    kan punuar per kete ps 27 vjete plus qe kane dhe disa vite t tjere nga komunizmi. PS e sotme duhet te kete respekt per te kaluaren jo ta mohoje ate. Se ato qe sot anatemohen e kan clirue vendin me opinga lekur lope. Sot leshohet tym ne parlament Ju uroj pune te mbar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *